1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kreu i diplomacisë austriake: gratë në Sarajevë e Prishtinë paguhen për t’u mbuluar! Politikani boshnjak: shpifës!

Më të lexuarat

Kreu i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, ka bërë një tjetër deklarim provokativ ndaj bashkësisë muslimane, duke thënë se “gratë në Prishtinë dhe Sarajevë paguhen për të dalë në rrugë të mbuluara plotësisht, në mënyrë që të ndryshojnë imazhin e qytetit”.

Dhe ndër reagimet e para, ka qenë ai i boshnjakut Ahmed Husagiç, koordinator për integrimin në Partinë Socialdemokrate të Austrisë, SPO.

Sipas tij, kjo deklaratë e  Sebastian Kurz ka për qëllim frikësimin e qytetarëve austriakë me elementin “musliman” para zgjedhjeve që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

“Për shkak të mungesës së programeve zgjedhore, e vetmja gjë që i ka mbetur është të ndërmarrë një retorikë populiste. Tani shpik një histori për gratë në Sarajevë dhe Prishtinë se janë duke u paguar për të ecur nëpër qytet të plotësisht të mbuluara në mënyrë që të ndryshojnë imazhin e qytetit”, shprehet Husagiç, i cili më tej thotë se:

“Gjithë familja ime, miqtë dhe të njohurit e mi, shumë prej të cilëve jetojnë në Bosnjë, nuk janë të njohur me raste të tilla. Të vetmet gra të mbuluara që mund t’i shohim në rrugët e qyteteve të Bosnjës janë turistet nga vendet arabe që janë të mbuluara plotësisht, të cilat vijnë për klimën e butë dhe bukuritë e saj natyrore. Unë dyshoj se ato janë të paguara për këtë.

Deklaratat e tilla të rreme se dikush paguhet të ecë e mbuluar, jo vetëm që janë të dëmshme për ndërtimin e besimit në Bosnje, por gjithashtu ndikojnë në ndarjen e shoqërisë edhe në Austri.

Sigurisht është kundërproduktive që përmes deklaratave të tilla të stigmatizohet komuniteti më i integruar në Austri, e i cili sipas të gjithë parametrave është komuniteti boshnjak.

E vetmja gjë me të cilën unë do të pajtohem me ministrin Kurz është nevoja për të përshpejtuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit