6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kreu i BIK-ut Naim Tërnava uron besimtarët muslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Më të lexuarat

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nëpërmjet një fjalimi të mbajtur para mediave ka uruar besimtarët muslimanë përfundimin e Muajit të Ramazanit dhe ardhjen e festës së Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Myftiu Tërnava theksoi se Fitër Bajrami është “një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin musliman”, ndërsa nënvizoi se përmes agjërimit “besimtari u afrua te Krijuesi, duke u bërë më i ndjeshëm ndaj familjes, shoqërisë, më dorëlirë e solidar si dhe më human e tolerant”.

“Pas një muaji agjërimi, sakrifice e përkushtimi, nesër muslimanët kudo që gjenden festojnë festën e Fitër Bajramit, të bindur që kanë kryer një nga kushtet që i ka obliguar Zoti i Madhëruar, e për të cilin ka premtuar që Ai do ta shpërblejë me shpërblim të veçantë”, tha Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit siç tha myftiu Tërnava edhe në Kosovë si në të gjithë botën muslimane është ndër festat më të dashura, më familjare e popullore.

Por, ai theksoi se edhe këtë Ramazan e rrjedhimisht edhe këtë Fitër Bajram, sikurse vitin e kaluar, qytetarët po e presin duke u përballur me pandeminë e COVID-19, gjë për të cilën u bëri thirrje besimtarëve që të kenë kujdes përgjatë ritualeve të festës.

“Ne, nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë, andaj për ta ruajtur veten e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke i respektuar protokollet anti-COVID-19 dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”, tha Tërnava.

Tërnava bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes me vizitat tradicionale të Bajramit, duke ruajtur karakterin e festës dhe shëndetin publik ngase “rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit