13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kreu i BI të BeH reagon ndaj deklaratave të Grabar-Kitaroviq

Më të lexuarat

Me rastin e deklaratave të përsëritura të presidentes të Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç në takimin e djeshëm në Neum në lidhje me pretendimet për radikalizimin e boshnjakëve ka reaguar Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë (IZBiH) Husein ef. Kavazoviç, raporton AA.

Me këtë rast ai tha se, “tanimë një kohë të gjatë dëgjojmë akuza nga presidentja korate Kolinda Grabar-Kitaroviç në llogari të muslimanëve të Bosnjës dhe boshnjakëve për pretendimet e radikalizimit të tyre dhe ndryshimit të islamit”.

“Për shkak të angazhimit tim në frymën e mësimeve të fesë sonë rreth durimit si një virtyt njerëzor dhe dëshirës që me veprimet e mia të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe ndërtimit të besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit tonë, nuk kanë reaguar ndaj këtyre akuzave të rënda që mund të kuptohen si etiketim i të gjithë kombit dhe një komuniteti fetarë”, ka thënë Kavazoviç.

Ai kishte vendosur, siç tha, të mos reagojë edhe kur presidentja dha një intervistë për “Defense News” ku akuzoi muslimanët e Bosnjës për radikalizëm, kur paraqiti informacione të pasakta në lidhje me mijëra luftëtarë që kthehen në Bosnjë e Hercegovinë nga fushëbetejat e Sirisë, kur i bëri thirrje shtetit të BeH-së të kërkojë ndihmë në rast nevoje nga Bashkësia Islame në Kroaci, e cila është pjesë e BI të BeH-së, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, i cili sfidon kapacitetin e komunitetit musliman në BeH, që të merret me këtë problem.

“E gjithë kjo, si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe mbisundimi ndaj boshnjakëve i kemi heshtur për hir të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe dëshirës tonë të përbashkët për të punuar së bashku dhe për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura. Radikalizmi i çdo lloji, qoftë ai nga një grup i vogël i ekstremistëve fetare në Bosnjë, apo gjithashtu një grup i vogël i neo-fashistëve për shkak të të cilëve Kroacia gjithashtu është nën presionin e opinionit vendas dhe ndërkombëtar, është një problem i përbashkët i të gjithë neve dhe kjo nuk duhet të politizohet. Kjo që po ndodh tani është një etiketim i rrezikshëm i muslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë në një atmosferë jashtëzakonisht islamofobike që dominon skenën globale politike dhe mediat dhe që mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Shpresoj se zonja Grabar-Kitaroviç nuk është e vetëdishme për pasojat e mundshme të krijimit të një imazh të tillë për Islamin në Bosnjë, dhe se gjithçka që ka thënë dhe ka vepruar nuk e bënë me qëllim të keq me qëllim të dobësojë pozitën politike të boshnjakëve dhe kështu të përfitojë pika politike”, shpjegoi Kavazoviç.

“Besimi nuk mund të ndërtohet mbi dyshime dhe ngritje të tensioneve. Gjithashtu, shpresojmë se Zagrebi zyrtar nuk mendon se po humbë epërsinë politike ndaj Beogradit në rajon dhe ata përsëri përmes Bosnjës sikur në vitin 1992 të udhëheqin ndonjë nga luftërat e tyre. Përkundër të gjitha përpjekjeve për politizim dhe presioneve nga jashtë, islami tradicional, i hapur dhe kosmopolit në Bosnjë e Hercegovinë do të mbijetojë, ashtu sikur do të mbijetojë fryma boshnjake për bashkëjetesë në këto kohëra të vështira, ku imponohen ndarje”, tha Kavazoviç.

Ai shprehu bindjen e thellë se në Bosnjë e Hercegovinë gjithmonë ka patur dhe do të ketë vend për të gjithë popujt e saj dhe qytetarët dhe se do të sigurohet barazi për të gjithë popujt dhe qytetarët në çdo pjesë të territorit të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit