16.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Kreu i Bashkësisë Islame të Pejës flet për arrestimin e Rakip Abdylit: Ai nuk ishte frekuentues i xhamive tona

Më të lexuarat

Kreu i Bashkësisë Islame të Pejës, Musli Arifaj, ka folur për arrestimin e sotëm në Pejë të një personi për nxitje të terrorizmit, duke thënë se ishte ndier i tronditur nga ky lajm.

Mulla Musli Arifaj, Kryetar i Bashkësisë Islame të Pejës, lidhur me arrestimin e Rakip Abdylit, nën dyshimin për veprën shtytje për terrorizëm, i cili pasdite ka dalur para Gjykatës Themelore të Pejës, thotë se ishte befasuar edhe për shkakun se ky rast ndodh në prag të Pashkëve.

‘Në vigjilie të festës së Pashkëve, të cilën edhe po përgatitemi që ta urojmë për vëllëzërit tonë, ne kemi mbetur të befasuar nga ajo që kemi mësuar. Së pari, për neve është një emër, është një fytyrë e panjohur e personit i cili është arrestuar. Si duket, sipas raporteve që i kemi ne, personi nuk është nga Peja, ka qenë banues këtu. Nuk e njohim dhe as s’e mbajmë në mend si fekuentues të xhamive tona”, ka deklaruar Musli Arifaj, për RTV Dukagjini.

Kreu i Bashkësisë Islame të Pejës, Musli Arifaj më tej ka bërë thirrje tek popullata e Pejës për kultivim të dashurisë dhe ofrim me njëri-tjetrin pa dallim feje, ndërsaqë ka ftuar organet e drejtësisë t’i zbardhin e luftojnë këto akte.

“Ne dënojmë ashpër këto raste ndërsa kërkojmë nga organet e drejtësisë ti zbardhin ato, sepse është në të mirën e të gjithë neve dhe gjithësecili të le të marri verdiktin e merituar”, ka përfunduar Arifaj. /RTV Dukagjini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit