-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Krerët ushtarakë të Turqisë, SHBA-së dhe Rusisë në takim të përbashkët në Antalja

Më të lexuarat

Në të parin takim të këtij lloji, krerët e ushtrisë turke, amerikane dhe ruse janë mbledhur në Antalja të Turqisë për të diskutuar çështjet rajonale.

Takimi i tre gjeneralëve, Hukusi Akar, Joseph Dunford dhe Valery Gerasimov, përkon me kohën kur po diskutohen mundësitë për një operacion në Rakka, një kryeqendër e ISIS-it.

“Në takim po diskutohen çështje të përbashkëta në lidhje me sigurinë rajonale, në veçanti sa ka të bëjë me Sirinë dhe Irakun,” u pohua në një njoftim të forcave të armatosura turke.

“Eshtë planifikuar një diskutim i përbashkët mbi çështjet e sigurisë në Siri dhe Irak,” konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Turqia ka nisur prej gushtit të vitit të shkuar operacionin “Mburoja e Eufratit” në brendësi të territorit sirian. Rusia, përndryshe, është një mbështetëse e regjimit sirian, e përfshirë dhe me aksione luftarake në konfliktin sirian. Ndërkohë që të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, forcat irakiane po zhvillojnë betejën për marrjen e Mosulit.

Turqia dhe SHBA-ja kanë mes tyre fërkime në lidhje me rolin e forcave të YPG-së në Siri, të konsideruara nga autoritetet turke si zgjatim i PKK-së, organizatës terroriste kurde. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit