0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krasniqi, thirrje serbëve në veri

Më të lexuarat

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve serbë në veriun e vendit t’i shfrytëzojnë të drejtat që burojnë nga dokumenti gjithpërfshirës i Ahtisarit dhe nga Kushtetuta e Kosovës.

Ai tha se dialogu Prishtinë-Beograd për çështjet politika ka përfunduar. Është koha që të vendoset një komunikim i ri me qytetarët serbë në veriun e Kosovës.
“Oferta jonë është oferta e standardeve më të larta që një vend i ofron komuniteteve pakicë”, theksoi Krasniqi.
”Me Serbinë jemi dy vende fqinjë dhe prandaj duhet të bisedojmë. Kemi shumë çështje të pazgjidhura që janë në interes të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe të atyre në veri të Kosovës por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”, tha Krasniqi.
Kryeparlamentar i Kosovës ka folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për mundësitë që ekzistojnë për vazhdimin e tij në kohën kur në Serbi u zgjodh president Tomislav Nikolic, nga qarqet radikale të politikës serbe.
“Dialogu Prishtinë-Beograd për çështje teknike ka përfunduar. Tani është koha që qeveria e Kosovës të dialogojë me banorët serbë të asaj pjesë të Kosovës. Vlerësojmë rolin e BE-së dhe SHBA-së me bisedimet me Beogradin. Jemi të bindur që janë arritur disa marrëveshje që Serbia duhet t’i zbatojë ato dhe këtë duhet ta kërkojë edhe Brukseli si mbikëqyrës i këtyre marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Krasniqi. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit