7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

ERDOAN-OBAMA: NDËRKOMBËTARËT DUHET TË NDËRHYJNË PËR PARANDALIMIN E DHUNËS NË SIRI

Më të lexuarat

Samiti “G-20” në Los Kabos të Meksikës u mblodh me agjendë ekonominë, por në plan të parë doli terrori dhe Siria. Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan realizoi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Nga takimi doli mesazhi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë për parandalimin e dhunës në Siri. Pra fare lirshëm mund të themi se agjenda e fshehtë e Samitit “G-20” ishte Siria.

Për të diskutuar zhvillimet në Siri Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama fillimish u takua me homologun rus, Vladimir Putin.

Obama dhe Putin bënë thirrje për ndaljen e dhunës në Siri.

Biseda Obama-Putin u ndoq nga dy takime kritike të Kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Së pari Erdoan u takua me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, kurse takimi tjetër i tij, që kishte rëndësi të madhe nga aspekti i të ardhmes së Sirisë, ishte ai me numrin 1 të Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama.

Të dy liderët u takuan në qendrën e kongreseve, ku u zhvillua Samiti “G-20”.

Duke qenë se takimi u realizua pas sulmit të pabesë në Hakjari, në të u fol gjatë e gjerë edhe për luftën antiterror.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, Erdoan dhe Obama trajtuan gjithashtu problemet rajonale dhe ndërkombëtare.

Të pranishëm në këtë takim, që zgjati 40 minuta, ishin edhe zv/kryeministri turk, Ali Babaxhan, ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, ministri i Financave, Mehmet Shimshek dhe nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Omer Çelik.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur pas këtij takimi kritik, u theksua se situata në Siri po përkeqësohet dita-ditës.

Kryeministri Erdoan dhe Presidenti i SHBA-ve, Obama ndajnë të njëjtin mendim se shoqëria ndërkombëtare duhet të ndërhyjë për arritjen e zgjidhjes në Siri.

Ndërsa në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u bë e ditur se të dy liderët kishin diskutuar në lidhje me rëndësinë e lëvizjes për një transicion politik, që do të ndalte gjakderdhjen në Siri dhe do të sillte një qeveri, e cila do të pasqyronte vullnetin dhe kërkesat e popullit.

Shefi i Ankarasë zyrtare pati një takim të shkurtër kokë më kokë edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit