Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi kërkoi përkrahje për sportin e Kosovës në fjalimin e mbajtur në samitin e ministrave të sportit në Doha, Katari, që përfundon sot.
Sipas njoftimit të dërguar nga Ministria kosovare, theks të veçantë ministri i ka vënë ndërkombëtarizimit dhe infrastrukturës. Ai përmendi para ministrave faktin se sportistëve nga Kosova nuk u lejohet të jenë pjesë e barabartë në garat zyrtare ndërkombëtare.
Ministri theksoi se kjo është një e drejtë njerëzore dhe komuniteti ndërkombëtar sportiv duhet të hapë dyert, për t’i kontribuar kështu masivizimit të sportit dhe eliminimin e diskriminimit.
Ministri Krasniqi po merr pjesë në këtë samit me ftesë të ministrit të Rinisë dhe Sportit të Katarit, Salah bin Ghanem bin Nasser Al Al. Në këtë samit, që organizohet për herë të dytë, marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës, përfshirë drejtues të institucioneve të ndryshme sportive ndërkombëtare, ministra, sportistë dhe ish sportistë të mirënjohur nga e mbarë bota.
Ministri Krasniqi përveç kësaj ka takuar edhe homologë të tij. Ministrat nga vende të ndryshme kanë miratuar një deklaratë përmes së cilës theksojnë rolin si një katalizator për inovacione dhe investime. Në konferencë është folur për sfidat dhe të ardhmen e sportit dhe raportin e qeverive./trt