1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Krasniqi: Kryeministër, qeverisja nuk bëhet me shkrime në Facebook

Më të lexuarat

Vendi nuk qeveriset me shkrime në Facebook e as me paraqitje të përditshme në televizion, vlerëson ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke iu referuar postimeve në Facebook të liderëve të Kosovës.
Krasniqit nuk po i pëlqen as ajo kur të tjerët kryeministrit po i referohen si akademik ose si ekonomist, pasi sipas tij, politikanit me përgjegjësi ekzekutive nuk duhet t’i shikohen titujt, por puna.
 
Lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:
 
KRYEMINISTRI I QEVERISË ME VENDIME E JO ME FB
 
Duke dëgjuar lajmet e sidomos deklarimet e grupeve të ndryshme te interesit para kamerave, se ku ata i mbështesin shpresat e tyre për qeverisjen e vendit?! Është vështirë që mos të reagosh, veçse nëse je më shumë se i pa interesuar për politikën qeverisëse të vendit ku jeton e do të jetosh apo mos ta kishe bërë asnjë argat si duhet për popullin e vendin ku jeton.
 
Dikush po thotë se Kryeministri është ekonomist me profesion, ndonjë tjetër thotë se është akademik. Deklarimet e tilla janë goxha primitive pasi janë dëshira sipërfaqësore. Ata sikur kanë harruar se Kryeministri i tashëm deri dje ishte Kryetar i Komunës se Prishtinës dhe asnjëri nuk e numëron as edhe një sukses në qeverisjen e Prishtinës apo ndoshta kanë harruar se ai për dy mandate ishte Kryetar i Kryeqytetit?!.
 
Cilido që donë të flas për Kryeministrin, nëse vërtetë ju intereson qeverisja e vendit do të duhej paraprakisht te kërkonin nga Kryeministri i Kosovës që me opinionin mos të komunikonte me anën e fb, por me veprime e vendime qeveritare. Pastaj Kryeministri me opinionin duhet të komunikon me anë të zëdhënësit te qeverisë, në mënyrë që
 
Kryeministri të merrej me qeverisjen e vendit dhe vendi nuk qeveriset as me shkrime në fb, duke u marrë me kritikuesit e Programit të tij qeverisës, e as me paraqitje të përditshme televizive. Unë kur i shoh Kryeministrat tanë që shumicën e orarit të punës e kalojnë para kamerave, them, kush po qeverisë me vendin? Kryeministri apo ndonjë përfaqësues diplomatik?
 
Vetëm te ne, votat i marrim liderët e partive politike në emër të njerëzve që nuk janë më ne mesin tonë. Ata ( të rënit apo të vdekurit) edhe kanë pas mundësi të ishin vizionar e menaxher të përkryer, mund të kenë qenë edhe të shenjt, por qeverisjes së vendit i duhen menaxher tokësor dhe cilëndo ofertë që e bëjnë e bëjnë për veten e tyre, për përgjegjësinë e tyre. Qytetarët përgjegjësinë duhet ta kërkojnë nga menaxheret tokësor, ata që do ti qeverisin.
 
Vetëm në mendojmë se njeriu që ka dije teorike, medoemos duhet të dinë edhe të qeverisë. Vetëm ne mendojmë se një akademik i një Akademia që nuk ka reaguar për asgjë dhe nuk këshillon për asgjë, presim që të dinë të na qeverisë.?!
 
Ne, nuk po shikojmë se çka po ndodh në botën demokratike. A e thotë kush se cili është profesioni i Presidentit të SHBA-së, apo profesionin e Kancelarës të Gjermanisë Federale, Merkel, Kryeministri britanik, Kamerun a Presidenti i Francës, Fransua Holland. Jo, nuk pyet askush, pasi më e rëndësishme është sesi ai apo ajo menaxhon me qeverisjen e vendit, çfarë ekspertësh kanë afruar rreth vetës dhe cilat janë sukseset në qeverisje.
 
Vetëm ne kur bëhemi Kryeministër, Ministër apo zyrtar i lartë i shtetit mendojmë se dimë çdo gjë e gjithçka dhe se na mjafton vetvetja. Kështu e harrojmë thënien se ai që mendon se“dinë çdo gjë, nuk dinë asgjë”. Sa e sa herë kemi dëgjuar se udhëheqësi më i mirë është ai që e formon dhe udhëheq me ekipin më të mirë të njerëzve (ekspertëve) që dëshiron të qeverisë. Vetëm ne presim që njëshi të na i zgjidh problemet (si në kohen e baba Dovletit)?!
 
Vetëm tek ne ndodh që Ministri i Ekonomisë te mos merret më atë që është ngarkuar, ndërsa merret me demografinë e natalitetin, siç bëri një ministër i yni?! Ndërsa tjetri, ai i Financave, kritikuesve të Programit të qeverisë u përgjigjet me fjalë, përgjigjja duhet të jetë me qeverisje të mirë e vendime të duhura te Qeverisë.
 
Ne shqiptarët, mendojmë e deklarojmë gjithçka e çdo gjë, vetëm jo atë për të cilën jemi të thirrur ta bëjmë!!!
 
Qytetarëve nuk ju intereson profesioni i Kryeministrit, por zhvillimi i shpejtë i vendit dhe punësimi i njerëzve të ri që nuk po i mban vendi më.
 
Faji nuk është vetëm i Kryeministrit, por edhe i zëvendësit të tij që e bënë marifetin e madh?! (sic) /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit