11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Nga një i dehur në Londër, e pëson me fatalitet i riu nga Podujeva

Më të lexuarat

Një 25 vjeçar është mbytur nga një aksident që ka ndodhur afër stacionit të trenit në Camden Road, në Londër.
Policia ka bërë të ditur se vozitësi i automjetit është arrestuar duke qenë i dyshuar se kishte shkaktuar vdekjen nga vozitja e rrezikshme, vozitje derisa ishte në gjendje të dehur dhe për mos ndalesë.
 
Sipas medieve britanike, këmbësori kishte mbetur me lëndime të rënda por pasi kishte ekipi i emergjencës kishte deklaruar të aksidentuarin të vdekur, transmeton Telegrafi.
 
Sipas policisë, vetura nuk ishte ndalur me çka edhe ishte ndjekur nga ta duke u gjendur rreth dy milje larg nga vendi i ngjarjes, gjithashtu falë edhe ndihmës së dëshmitarëve. Burri ishte arrestuar afër veturës.
 
Telegrafi mëson se bëhet fjalë për viktimën, Agron Gashi, 25, nga Podujeva i cili për një kohë të gjatë jetonte në Londër.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit