1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

KQZ: Kërkesat ndaj partive për korrigjime janë pjesë e procesit

Më të lexuarat

Në lidhje me raportimet se disa prej kandidatëve për kryetarë komune kanë gabuar në dorëzimin e dokumentacioneve për aplikim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe se të njëjtëve iu është kërkuar korrigjimi, nga KQZ thonë se ky është një proces normal.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se kjo është një mundësi që e jep Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet apo korrigjimet brenda afatit të caktuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.null

“Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet apo korrigjimet brenda afatit të caktuar nga Zyra. Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim apo mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet apo korrigjohet”, tha ai.

Ai bën të ditur se pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonjë kandidati.

Ndryshe, një ditë më parë u raportua se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të UNMIK-ut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit