0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kosovë-Përfundon autostrada “energjetike” drejt Shqipërisë

Më të lexuarat

Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër bëhet testimi.

Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik dhe të mëse 45 fshatrave.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT në njoftimin e dërguar bën të ditur se në linjën energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare, në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret, prandaj duhet patur kujdes gjatë lëvizjeve në afërsi të linjes në lokalitetet nga kalon.
Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.
Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, paralajmëronte kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur nga ATSH në një konferencë për shtyp në verë, muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar Mustafa.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj. Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Me atë rast u theksua se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, ku 1/3 e projektit ishte përfunduar, rriste pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundonte pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit