-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosovë, Kuvendi pa kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare

Më të lexuarat

Përpos mungesës së pranisë të deputetëve të partive opozitare, pati mungesa edhe te deputetët e shumicës parlamentare.

Për herë të dytë me radhë në sesion vjeshtor legjislativ të Kuvendit të Kosovës, nuk ka kuorum të mjaftueshëm për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Përpos mungesës së pranisë të deputetëve të partive opozitare, pati mungesa edhe te deputetët e shumicës parlamentare, derisa tre prej këtyre të fundit nuk po marrin më pjesë në votimin e marrëveshjeve.

Rrjedhimisht, Kuvendi dështoi të ratifikojë tri marrëveshjet ndërkombëtare në këtë seancë, atë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim”, atë për “anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore”, si dhe “marrëveshjen për kredi mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në Koorporatën Energjetike të Kosovës”.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 71 deputetë ndërsa miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3-at apo 80 vota nga gjithsej 120 sa ka deputetë.

Deputetët e opozitës kërkuan nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që ta shpërbëjnë këtë legjislaturë të Kuvendit, të cilët e konsideruan të padobishme dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Edhe seanca e caktuar për më 12 shtator dështoi për të njëjtën arsye, mungesën e kuorumit, për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë, të cilët nuk mjaftojnë as për miratimin e marrëveshjeve kombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare në Kosovë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit