1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024


Kosovë: ishte viti 1989…

Më të lexuarat

Kurti kujton dy ditët e përgjakshme pas heqjes së autonomisë

Kryeministri Kurti ka sjellë në kujtesë një prej përplasjeve më të përgjakshme të kosovarëve me regjimin serb, atë të demonstratat e vitit 1989.

Ishte koha që ndërsa kërkohej që Kosova të ishte republika, iu hoq dhe autonomia.

Ndodhi kjo një vit pas fjalimit famëkeq të Millosheviçit në Gazimestan.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”, shkruan Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit