16 vjeçja nga Lipjani, D.B., është nëna e parë në vitin e ri 2015. Menjëherë pas ndërrimit të mot moteve, pak pas mesnatës, D.B. ka lindur vajzë. Bebja është e gjatë 49 centimetra dhe peshon 2 kilogram e750 gramë dhe të dyja, nëna dhe fëmija, janë në gjendje të mirë, bëjnë të ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).