1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosovë – Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë 1305 familje në nevojë me pako ushqimore

Më të lexuarat

Ministria e Financave dhe Transfereve ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara me seli në Podgoricë, për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me kushte të rënda sociale në Republikën e Kosovës.

Nëpërmjet këtij projekti të financuar nëpërmjet Fondacionit “Khalifa Bin Zaned Al Nahjan”, janë ndihmuar 1305 familje me pako ushqimore, ku janë shpërndarë edhe mbi  32 ton miell.

“Kemi ardhur me e realizua projektin në muajin e Ramazanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Transfere – Divizioni për Mirëqenie Sociale dhe në kuadër të këtij aktiviteti kemi bërë shpërndarjen në tetë komuna rreth Kosovës, dedikuar familjeve të varfra. Pakot përmbajnë produktet bazike si miell, vaj, makarona, oriz. Jemi në përmbyllje të projektit dhe janë gjithsej 1305 familje të varfra” – u shpreh Ibrahim Fadlalla nga Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë. Ai gjithashtu theksoi se ky projekt është duke u zbatuar çdo vit, duke filluar nga viti 2015.

Në anën tjetër, në realizimin e këtij Ministria e Financave dhe Transfereve është kujdesur sigurimi i këtyre pakove ushqimore të bëhet në Republikën e Kosovës si dhe të portretizohen produktet vendore.

Këto pako ushqimore janë ndarë në tetë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Ferizaj si dhe në dy strehimore të grave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit