0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kosovë, diplomon gjenerata e 60-të e policëve

Më të lexuarat

Gjithsej 448 kadetë të gjeneratës së 60-të nga sot i janë bashkuar familjes së Policisë së Kosovës

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të policëve të rinj të Kosovës, raporton Anadolu.

Në këtë ceremoni, përveç udhëheqësve të policisë, morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministra tjerë të kabinetit qeveritar si dhe familjarë të policëve të diplomuar.

Gjithsej 448 kadetë të gjeneratës së 60-të nga sot i janë bashkuar familjes së Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës po i shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës. Ai tha se këtë vit Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj.

“Historia 25-vjeçare e Policisë së Kosovës e ka dëshmuar që dyert e saj janë të hapura për të gjithë dhe si rezultat i kësaj sot kur jemi mbledhur këtu, mijëra vajza e djem të të gjitha etnive janë në shërbim në çdo pjesë të vendit tonë”, theksoi Kurti.

Ai tha se brenda një periudhe prej tre vjeç Qeveria ka investuar afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se teksa përballemi me sfidat globale të sigurisë “ato rëndojnë dyfish mbi supet tona, për sa kohë kemi një fqinj agresor që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”.

Sveçla tha se me sjellje agresive Serbia ende synon territorin e Kosovës.

“Asnjë sfidë nuk duhet dhe nuk mund ta ndalë misionin tonë të përbashkët që kemi për një ambient të qetë dhe të sigurt në sundim të rendit dhe ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe çdo lloj ilegaliteti që cenon republikën tonë”, tha Sveçla, duke shtuar se kadetët nga sot do të jenë pjesë e një misioni fisnik të shërbimit.

Në fund të fjalimeve, policët e rinj pranuan diplomat nga kryeministri Kurti.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit