5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosovë, aktakuzë kundër 5 të pandehurve, prej tyre disa imamë dhe hoxhallarë

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 5 të pandehurve, ku disa prej tyre janë imamë dhe hoxhallarë\

PRISHTINË (AA) – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 5 të pandehurve, ku disa prej tyre janë imamë dhe hoxhallarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi bëri të ditur se sot ka ngritur aktakuzë, kundër pesë të pandehurve, ku prej tyre, një ish-imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, një hoxhë dhe një imam nga Prizreni dhe një kryeimam nga Peja.

Ish imami në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë dhe hoxha nga Prizreni akuzohen për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, kurse kryeimami nga Peja dhe imami nga Prizreni akuzohen për kryerjen e veprës penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ndërkaq i pandehuri i pestë akuzohet për kryerjen e veprës penale “Thirrje për rezistencë”.

“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit