-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosovë: Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rriten por asnjëherë deri sot nuk i pa! Pas 44 vite ndodhi mrekullia (VIDEO)

Më të lexuarat

Hafize Thaçi nga Skënderaj, është gruaja e cila për 44 vjet jetoi pa e parë dotë dritën e diellit.

Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rritën, por asnjëherë deri sot nuk i pa.

Tashmë Hafizja pas më shumë se 4 dekadash mund të sheh burrin, por edhe fëmijët e saj.

Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila u mobilizua dhe arriti të grumbullojë 5 mijë euro me të cilat e realizoi operacionin në syrin e majtë në spitalin Eye Hospital në Prishtinë.

“O Zot, o Zot, mrekulli e madhe. Paskam jetu 44 vite në burg, tash po i shoh femijet e mi. Alo, a je Halili, pasha Zotin po shoh, po shoh edhe mirë bile”.

Këto ishin fjalët e para pas operimit të Hafizës, e cila të parin e telefonoi organizatorin e kësaj ngjarjeje Halil Kastratin.

“Mbrëmë më thirri në telefon, na bëri me lot gëzimi kur na tha që: Unë po shoh o Halil”, tregon ai duke shtuar se ndjehet shumë i lumtur që ishte shkaktar që asaj t’i kthehet të pamurit.

Po kësaj familje kjo shoqatë para një muaji i kishte blerë edhe banesë, pasi që jetonin në gjendje të mjerueshme.

Për më shumë shikojini videon:

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1375379945858491/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit