Kosovari nga Suhareka në kushte shtëpiake ka bërë projektimin e një shporeti për të cilin është e nevojshme vetëm energjia diellore. Qëllimi i këtij projekti ka qenë lehtësimi për familjet e varfra në Kosovë duke pasur parasysh se nuk kërkon shpenzime të energjisë elektrike.
Më nuk të shpenzohet energji elektrike për përgatitjen e ushqimit,e gjithë kjo falë projektimit të shporetit me energji solare të realizuar nga Dukagjin Palushi nga Budakova e Suharekës.
Palushi i cili ka të mbaruar elektriken ka bërë projektimin e një shporeti për funksionin e të cilit nevojitet energjia e diellit.
Temperatura e siguruar nga rrezet e diellit arrin në 600 gradë cencius,e cila benë që ushqimi të vloj brenda pak minutave.
Qëllimi i këtij projekti sipas Palushit ka qenë ndihma për familjet e varfra.
Palush jap edhe demonstrimin se si funksionon paisja të cilën e ka projektuar vet.
Kjo paisje ka një kosto në vlerë prej 200 euro për ndërtimin e saj.
Por cili është materiali që Palushi ka përdorur dhe si e ka projektuar ai jep instruksionet e tij.
Palushi ka projektuar edhe një skicë për të gjithë ata që duan të realizojnë një projekt të tillë.