-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosovari i vrarë në Francë është nga Gjakova

Më të lexuarat

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach, por është raportuar tani nga mediet franceze.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.

I vrari është S.N., nga fshati Skivjan, i komunës së Gjakovës.

S.N, para se të vritej, kishte pasur një bisedë më autorin e krimit para derës së shtëpisë, ku ndodhej dhe familja e tij.

Më pastaj autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve.

Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Kosovari S.N., kishte jetuar 20 vite në Francë.

Ndërkaq, autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit për të cilën nuk dihet identiteti tij, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Sipas një të afërmi të kosovarit, viktima S.N., disa herë ishte ankuar në polici lidhur me rastin por që nuk ishte ndërmarrë asgjë konkrete.

Autori i krimit është një person 35-vjeçar, i cili është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit