3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosovarët shpenzojnë 220 milionë euro në thirrje telefonike

Më të lexuarat

Kosovarët nuk po i kap kriza ekonomike. Shpenzimet vazhdojnë t’i rrisin. Kjo tregohet edhe në faturat e tyre të telefonave. Vitin e kaluar kosovarët kanë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë në thirrjet telefonike sesa një vit më parë. Të dhënat e fundit të Autoriteti Rregullator të Telekomunikacionit tregojnë se kosovarët kanë rritur më së shumti shpenzimet e tyre në thirrjet telefonike me telefona mobilë, por nuk kanë lënë pa thirrur edhe më shumë me telefonat e tyre fiks. “Segmenti i telefonisë mobile ka shënuar rritje prej rreth 9.94 për qind ndërsa segmenti i telefonisë fikse ka shënuar rritje prej 0.67 për qind”, thuhet në raportin e ART-së, të publikuar këtë fundjavë.

Sipas të dhënave të ART-së, gjatë vitit 2011 kosovarët kanë shpenzuar hiç më pak se 199 milion euro, apo 18 milionë euro më shumë se gjatë vitit 2010, kur kishin harxhuar 181 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, në thirrje përmes telefonisë fikse, kosovarët gjatë vitit 2011 kanë shpenzuar mbi 20 milionë euro. Sipas të dhënave të ART-së, në krahasim me një vit më parë kosovarët kanë shpenzuar rreth 14 mijë euro më shumë.

Këto të dhëna tregojnë se mesatarisht çdo kosovar në thirrje telefonike shpenzon 126 euro brenda vitit, duke përfshirë këtu edhe fëmijët e porsalindur. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit