12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Krishterizmi Misionar

Më të lexuarat


Analize e nje ish biblicisti te krishtere, i cili u konvertua në musliman

Dr. Geri Miler

Kjo pune nuk eshte nje sulm mbi Kristianizmin. Ne vend te kesaj, ne kemi per qellim te qartesojme vagellimin, te japin informacionin e neglizhuar dhe te perfundojme mendimet e pakompletuara qe gjejme ne prezantimet e misionareve kristiane. Kur’ani e inkurajon diskutimin çeshtjeve fetare, por sipas nje parimi vital: te dyja palet supozohen te diskutojne te verteten (Kur’an 3:61). Gjithashtu duhet te thuhet se jo te gjitha fjalet e shkruara ketu vlejne per te gjithe kristianet. Besimi kristian mbulon nje sfere te gjere.

Shumica e kundershtimeve kristiane jane te njejtat akuza qe grupet nacionaliste apo partite politike mund te ngrejne kunder njeri-tjetrit. Ato ndertohen mbi ato gjera te cilat nje person nuk i pelqen tek nje tjeter. Sulmuesi nuk i kerkon pales tjeter te justifikoje poziten e tij. Ai thjesht shpreh pakenaqesite e tij. Ndryshe nga kjo, nje musliman interesohet qe kristiani te justifikoje poziten e tij.

Ne pergjithesi modeli eshte ky: Nje musliman shtron nje pyetje dhe nje pergjigje i jepet atij. Por pergjigja eshte ne konflikt me nje tjeter bindje apo praktike. Keshtu, ne fakt, pyetja origjinale nuk eshte pergjigjur ne te vertete sepse pergjigja nuk ka ardhur nga besimi kristian. Ne vend te kesaj, ajo ka ardhur nga diçka ne konflikt me mesimet kristiane. Ndersa kristiani duket t’i pergjigjet çdo pyetjeje, nuk ka asnje rruge te jape nje shpjegim konsistent me te gjitha ato qe ai ka thene. Madje pergjigjet jane nje sistem kontradiktor.

Per ata te cilet do te motivoheshin nga demaskimi i fakteve, kjo broshure pershkruan situaten shkurtimisht. Nese nje kristian ndien se nje diskutim logjik eshte me shume se çfare ne duhet te presim kur eshte fjala per çeshtjet fetare, le te inkurajohet pasazhi biblik ne Isaiah 1:16: “…hajdeni, le te arsyetojme se bashku!”

Muslimani duhet te kuptoje dhe kristiani duhet te jete gati te pranoje qe fjalet ekzakte te kater Ungjijve nuk jane te njejta me mesazhin e Jezusit (s). Shumica e kristianeve besojne njesoj si muslimanet ne lidhje me Biblen. Ne besojme se Bibla permban fjalet e Zotit dhe materiale te tjera pervec kesaj.

Muslimani nuk duhet te riinterpretoje Shkrimin Kristian. Detyra jone eshte qe te insistojme qe nje njeri te shprehi rastin e tij qarte, e jo ne terma te turbullta. Ne duhet te pyesim per te gjithe informacionin ne lidhje me çeshtjen. Ne duhet te kerkojme qe mendimet e shprehura te shpiejne ne perfundimin logjik te tyre.

Islami nuk eshte nje konkurues ndermjet feve. Kur’ani, ne versetin 5:48, e referon veten e tij si konfirmues i Shkrimeve te meparshme. Kur’ani eshte vetem ne tekst arabisht dhe jo ne perkthime. Shpjeguesi me i mire i Kur’anit eshte Kur’ani vete. Kur’ani pohon se ne kohet e lashta çdo komb kishte te derguarit e Zotit. Shume njerez posedonin te verteten, por i shtuan kesaj dijeje deri diku synime te paperkrahura. Keshtu, muslimani beson qe virtualisht çdo religjion i vjeter i zhveshur nga shtesat e tepruara e çon çdo person te mendueshem drejt Islamit. Islami nuk i kerkon askujt te besoje ne diçka jashte arsyes.

  

Hyrje

Le te menjanojme çdo keqkuptim ndaj qellimeve tona. Kjo broshure nuk eshte nje sulm ndaj Kristianizmit. Ne vend te kesaj, ne kemi per qellim te qartesojme vagellimin, te japin informacionin e neglizhuar dhe te perfundojme mendimet e pakompletuara qe gjejme ne prezantimet e misionareve kristiane. Kur’ani e inkurajon diskutimin çeshtjeve fetare, por sipas nje parimi vital: te dyja palet supozohen te diskutojne te verteten (Kur’an 3:61). Kur misionaret i kane çeshtjet te mjegullta apo e kane fshehur nje pjese te informacionit, e verteta nuk eshte shfaqur.

Perderisa synimi jone eshte nje analize e kujdesshme, lexuesi le ta konsideroje reagimin e tij me kujdes. Çdo mospajtim duhet te specifikohet si nje mospajtim me diçka te pohuar ne materialin qe vijon. Gjithashtu duhet te thuhet se jo te gjitha fjalet e shkruara ketu vlejne per te gjithe kristianet. Besimi kristian mbulon nje sfere te gjere. Ne jemi te interesuar me stilin e pershkruar ne paragrafin e pare.

  

Verejtjet Kristiane

Konsideroni ne fillim disa nga verejtjet kristiane ndaj Islamit.

Kristiani tregon per korrupsionin dhe sjelljet e keqija ne te ashtuquajturat tokat muslimane; ai permend betejat qe Muhamedi zhvilloi; ai denon poligamine. Ne pergjigje te kesaj, duhet te thuhet se muslimanet e pamoralshem e denojne Islamin vetem ne qofte se kristianet e pamoralshem denojne Kristianitetin; betejat e diskualifikojne Muhamedin si i derguari i Zotit vetem ne qofte se ato e diskualifikojne Xhoshuan; poligamia e denon Islamin gjithashtu vetem ne qofte se ajo denon Kristianitetin (Eshte kultura kristiane,  e jo feja kristiane, ajo qe ndaloi poligamine. Ne Bibel Pavli e rekomandon monogamine per bishopet dhe Jezusi ka folur per shenjterine e marteses, por asnje verset biblik nuk e ndalon kete praktike).

Shumica e verejtjeve kristiane jane te kesaj natyre. Ato jane te njejtat akuza qe grupet nacionaliste apo partite politike mund te ngrejne kunder njeri-tjetrit. Ato ndertohen mbi ato gjera te cilat nje person nuk i pelqen tek nje tjeter. Sulmuesi nuk i kerkon pales tjeter te justifikoje poziten e tij. Ai thjesht shpreh pakenaqesite e tij. Ndryshe nga kjo, nje musliman interesohet qe kristiani te justifikoje poziten e tij.

  

Verejtjet e Muslimaneve

Kristianet thone qe Zoti eshte “i pandryshueshem”. Si mundet pastaj te thuhet qe Ai kaloi permes gjendjes se vdekur? Si mund te rritej Ai dhe merrte dituri? (Luka 2:52).

Kur ne e falim nje borxh, ajo do te thote qe ne nuk presim ndonje pagese. “Te falurit per Krijuesin” kerkojne nga Zoti te na fale borxhet tona ashtu siç ne i falem borxhlinjte tane. Perse duhet pastaj Jezusi te paguaje nje çmim per mekatet tona? Pergjigjet e zakonshme: Paradokset e shumta te nje zot-njeri, nje qenie njekohesisht e vdekshme dhe e pavdekshme thuhen te zgjidhen me shprehjen “me Zotin çdo gje eshte e mundshme.” “Borxhi i mekatit” shpjegohet si nje term i keqkuptuar, keshtu qe kryqezimi nuk ishte nje pagese edhe aq e nevojshme per te demonstruar drejtesine e Zotit.

 

Pika Baze

Siç do te shihet, keto pergjigje ilustrojne veshtiresine kristiane: ndersa ai duket t’i pergjigjet çdo pyetjeje, nuk ka asnje rruge te jape nje shpjegim te qendrueshem me te gjitha ato qe ai ka thene. Madje pergjigjet jane nje sistem kontradiktor. Ky fakt vete perfshihet ne pergjigje. D.m.th. kur nje hetim logjik gjen nje konflikt, ky mbulohet duke insistuar se dashuria per Zotin eshte e rendesishme, dyshimet jane nje tendence e rrezikshme, dhe keto veshtiresi jane “mistere hyjnore.” Ne qofte se nje person kenaqet me kete menyre te arsyetuari, asnje prezantim logjik nuk eshte i mundur t’i ndryshoje mendjen atij. Megjithate, per ata te cilet do te nxiteshin nga demaskimi i fakteve, kjo broshure pershkruan situaten shkurtimisht. Nese nje kristian ndien se nje diskutim logjik eshte me shume se çfare ne duhet te presim kur eshte fjala per çeshtjet fetare, le te inkurajohet pasazhi biblik ne Isaiah 1:16: “…hajdeni, le te arsyetojme se bashku!”

 

Paraqitja e Problemit

Tani konsideroni pergjigjet, te dyten pastaj te paren. Misionari eshte me shume i interesuar qe jo-kristiani te “shfrytezoje”“sakrificen e shperbleses” se Jezusit – perndryshe tjetri “humbet.” Por ky nxitim bazohet ne nje çmim qe pagohet. Ne qofte se ne pranojme se Zoti eshte i drejte, ne nuk kemi nevoje per demonstrimin e drejtesise se Tij. Por kristiani insiston qe ne duhet te pranojme kryqezimin, e jo drejtesine e Zotit, ose te humbemi. Pavaresisht nga pergjigja e tij, ne na kerkohet te pranojme nje borxh te paguar, e jo te falur.

Fraza “me Zotin çdo gje eshte e mundur” eshte nje kuotim biblik por jo fjalet e Jezusit (s). Ky sugjerim ne fakt kthehet kunder besimit kristian. Eshte vete-shkaterrues sepse thote se Zoti mund te beje gjera “te gabuara” (p. sh. te veproje pa mend). Kjo hedh poshte argumentet kur perdoret. Per shembull:

Kristiani: “Natyra e vertete e Zotit eshte triniteti.”

Muslimani: “Si mundet 1+1+1=1 ?”

Kristiani: “Me Zotin çdo gje eshte e mundur.”

   Muslimani: “Pastaj triniteti nuk eshte natyra e Tij, s’ka se si te jete. Ajo eshte nje mundesi. Ai mund te ishte 3, 5, 9 ose çfaredo. 


Modeli

Keto jane dy shembuj te veshtiresive qe ne premtuam te tregonim. Ne pergjithesi modeli eshte ky: Nje pyetje pyetet dhe nje pergjigje ipet. Por pergjigja eshte ne konflikt me nje tjeter bindje apo praktike. Keshtu, ne fakt, pyetja origjinale nuk eshte pergjigjur ne te vertete sepse pergjigja nuk ka ardhur nga besimi kristian. Ne vend te kesaj, ajo ka ardhur nga diçka ne konflikt me mesimet kristiane.

 

Shpjegimi kundrejt Argumentit

Ka nje çeshtje tjeter me te rendesishme se te gjitha ato qe u diskutuan me pare. Ne qofte se ne jemi te interesuar me analizen e shpjegimeve, ne kemi kaluar nje pike. Fakti eshte qe, shpjegimi nuk eshte argument. Pyet nje burre perse ai beson ne diçka dhe ai zakonisht do te pergjigjet duke shpjeguar besimin e tij – e jo perse ajo duhet te jete e vertete. Çfaredo qe nje misionar i shpjegon nje muslimani, pyetja jone eshte: “Ku e gjete kete shpjegim?”

Ne kete pike, misionari thuajse gjithmone ka nje mendim qe pak kristiane e kane. Shumica e kristianeve besojne te njejten gje si muslimanet ne lidhje me Biblen.


Statuti i Bibles

Ne besojme se Bibla permban fjalen e Zotit dhe te tjera materiale perveç kesaj. “Fundamentalisti” kristian insiston qe: e gjithe Bibla vjen nga Zoti, pa gabime, te pakten ne “doreshkrimet origjinale.” Keshtu muslimani nuk e sulmon “Fjalen e Zotit.” Por ai refuzon te atribuoje  statutin e “Fjales se Zotit” shkrimeve qe nuk kualifikohen si te tilla.

Vitet e fundit misionari eshte perpjekur shpesh te mashtroje muslimanin ne kete pike. Kur’ani flet per “Librin” e kristianeve dhe çifuteve. Misionari na tregon qe ky Liber eshte Bibla.


Nje Verset Kur’anor i Rendesishem

Ne fakt, Kur’ani i drejtohet shkrimeve autentike dhe falsifikimeve te tyre (shih Kur’an 3:77). Te pakten nje verset kur’anor eshte cituar gabim ne literaturen misionare. Duke cituar gjysmen e pare te ajetit kur’anor 5:48 ata shpresojne te bindin muslimanet qe te pranojne te tere Biblen. Verseti, si i tere, e paraqet Kur’anin si konfirmues i shkrimeve te meparshme dhe kontrollues. Fjala e perkthyer kontroll perdoret ne arabisht per te pershkruar kontrollorin e cilesise. Kjo perfshin refuzimin e te diskualifikuarave.

Kur’ani quhet kriteri per gjykimin e pasaktesive ne shkrimet e tjera (Kur’an 3:3). Nje tjeter ajet, i cili eshte ne vazhdim te atyre qe paditin falsifikimin, eshte ajeti qe shpjegon se Kur’ani do te beje te qarte shumicen e asaj qe kristianet kane fshehur ose lene menjane (Kur’an 5:15).

 

Mrekullite e Bibles?

Disa orvatje jane bere per te vertetuar origjinen e shenjte te Bibles. Keto ndahen ne dy kategori: njera merret me faktet, ndersa tjetra me mrekullite.

 Ne rastin e pare neve na jepen disa pika historike apo shkencore te permendura ne versetet biblike. Ajo çfare ngelet e vagelluar eshte perse deshmite e sakta duhet te perfshije/nenkuptoje fjalen e Zotit. Bibla ka lidhje me realitetin, ashtu siç ka edhe letersia fiktive. Ne fakt, nje njeri duhet te na tregoje neve te verteten perpara se te na genjeje. Ne nuk duam te themi se e tere Bibla eshte fiktive/e trilluar, por duam te nxjerrim dobesite e nje argumenti per origjinen hyjnore te Bibles, i cili bazohet ne deshmi te perziera ne versetet biblike.

Ato qe permendin mrekullite e kryera nga Bibla perpiqen te na verbojne ne besim. P. sh. Ivan Panin shpenzoi 50 vjet duke shkruar mbi 43,000 faqe qe studiojne numeriken biblike. Megjithate, ka defekte baze ne te tille pune. Se pari, Panin nderton skicat rreth numrave 7 dhe 11, dhe i vendos vlera germave. Por Bibla nuk pohon se keto gjera kane ndonje lidhje. Askund Zoti ka thene: “Shihni mrekulline e shtates dhe njembedhjetes!”

Se dyti, “mrekullite numerike” citohen ne lidhje me perpikmerine e “ruajtur ne menyre te perkryer” te tyre. Mirepo akoma Bibla permban mosperputhje numerike. Statistika te ndryshme ne librat biblike te Samuel, Mbreterit, Kronikat, Ezra dhe Nehemiah jane ne konflikt dhe keto justifikohen si te qena hollesi minore te cilat kane humbur gjate viteve. Ruajtja e numrave levdohet ndersa mungesa e ruajtjes shfajesohet.

Se treti, “zbulimet” e ketyre kerkuesve tentojne te jene vete-mbeshtetese. P. sh. Panini e rishikoi vete Testamentin e Ri duke u bazuar ne idete e tij. Aty ku nje tekst eshte i gabuar apo i dyshueshem, ai vendos ne baze te asaj qe i pershtatet skemes se tij. Nje autor i “teomatikes” thoshte se libri anonim i “çifuteve” u shkruajt nga Pali sepse kjo do te thoshte se numri total i librave ne Bibel te besuara Palit do te ishin baraz me katermbedhjete – nje shumefish i shtates.

Dhe ka nje “mrekulli” nga eksperienca personale: “Bibla eshte e vertete sepse ajo ndryshoi jeten time.” Sigurisht, çfaredolloj pjese literature supozohet te ndryshoje jeten time prej nje lexuesi te vemendshem. Te jemi realist, besimtaret e verbuar nga mrekullite jane me te rralle se ato qe terhiqen nga eksperiencat personale te ngjashme. Ne çdo rast, “mrekullite” jane te palidhura me konkluzionin qe ato supozohen te japin – origjinen hyjnore te Bibles.

 

Çfare Eshte Bibla?

Ne fakt, “Bibla” si emer nuk gjendet ne Bibel. Askund nuk e quan Bibla veten e saj si nje njesi. Ne realitet ajo eshte 66 shkrime te ndara te cilat jane bashkuar si nje liber. Katalogu i hershem i permbajtjeve qe bie dakord me tekstin e sotshem daton qe nga shekulli i 4rt. Kjo tregon se Bibla nuk ka asnje pretendim uniteti. Sigurisht, shkrimet flasin per skripturat dhe librat e tjere, por jo si nje njesi e mbledhur siç ndodhet sot. Madje ne fund te Bibles gjejme nje verset qe thote se “asgje nuk duhet t’i shtohet apo t’i hiqet ketij libri.” Ndersa kjo eshte cituar si nje deklarate bashkimi, çdo burim kristian pohon se libri i fundit ne Bibel nuk ishte libri i fundit i shkruar. Keshtu qe deklarata mund te aplikohet vetem per kete liber te vogel te Bibles nga 66 te tjerat.

 

Nje Pretendim i Humbur

Askund nuk shprehet Bibla se eshte e tera fjale e Zotit. Megjithate, argumenti misionar vazhdon keshtu. Tek 2 Timoteu 3:16, Pali thote se te gjitha shkrimet jane te inspiruara prej Zotit. Ne 2 Peter 3:15-16, Peter thote se Pali eshte i sakte sepse Pali gjithashtu eshte nje shkrues i skriptures. Me siguri qe kjo nuk supozohet te binde ndonje njeri! “Pali thote keshtu dhe Peter thote se ai ka te drejte.” Ky lloj argumenti nuk do te siguronte neve nese ne hetojme ndonje çeshtje. Per me teper, ne gjejme se Pali mohon edhe per veten e tij se kishte nje inspirim total, te Korintasit 7:25. Ketu ai pohon se ai shkruan pa inspirimin e Zotit.

Rreth nje e treta e librave ne Bibel pretendojne te jene revelata hyjnore ndersa te tjerat nuk e bejne nje koment te tille. Per shkak te kesaj mungese, tipi fundamentalist i kristianit eshte perpjekur te gjeje justifikime te tjera per te ruajtur pretendimin e permendur me lart.

 

Nje Bindje

Fundamentalisti deshmon: “Une besoj se Bibla eshte totalisht e inspiruar nga Zoti, e pagabueshme ne doreshkrimet origjinale.” Ne njeren ane kjo eshte nje shfaqje e besimit te tij, dhe nga ana tjeter ajo eshte kriteri baze i besimit te tij: e para, sepse kjo thuhet te jete bindja e tij; e dyta, sepse aspekti i mrekullise se pagabueshmerise se Bibles e bind ate se Zoti eshte autori. Megjithate, deklarata nuk mund te beje asnjeren pune. Se pari ai beson se Zoti urdheroi te shkruarit e Bibles. Kjo duhet te perfshije 1 Korintasit 7:25 ku Pali shkruan pa urdherin e Zotit – nje kontradikte. Se dyti, pagabueshmeria mrekullore e Bibles eshte diçka qe ai nuk e ka pare kurre.

Shume gabime biblike justifikohen si gabime nga te kopjuarit. Qe do te thote, doreshkrimet origjinale te cilat jane humbur pergjithmone thuhet te jene pa gabime, por jo keto doreshkrime qe ne kemi sot. Deshmia (qe ka qellim te sherbeje si nje bindje dhe si nje justifikim i nje besimi te tille) deshton sepse ajo nuk aplikohet universalisht ne perdorimin e pare dhe citon evidenca qe nuk mund te paraqiten ne perdorimin e dyte.

Shume versete ne Bibel duken te kontrakdiktojne njera-tjetren. Megjithate, keto jane shpesh çeshtje qe mund te paqtohen nga nje kuptim me i mire i perkthimit dhe kontekstit. Ky lloj pajtimi i verseteve eshte subjekti i shume librave kristiane dhe eshte nje proces i shendoshe. Por disa e kane mashtruar veten e tyre me te menduarit se çdo kontradikte ne Bibel eshte vetem aparente dhe mund te shpjegohet.

Ne fakt, ka nje tjeter kategori kontradiktash e cila eshte e pashpjegueshme duke marre ne konsiderate perkthimin apo kontekstin. Eshte ekzistenca e kesaj mosperputhjeje qe i ka shkaktuar fjalet “ne doreshkrimet origjinale” t’i shtohen çdo pretendimi se Bibla eshte e lire nga gabimet. Keto jane te ashtuquajturat gabimet e kopjimit (p. sh. Ezra 2 dhe Nehemia 7). Ketu perseri, besimtari qe perkrah inspirimin total te Bibles neglizhon ta aplikoje besimin e tij per çdo person. Tek Isaiah 40:8, Bibla thote se fjala e Zotit qendron pergjithmone – nuk humbet nga te rikopjuarit. Nese kristiani e merr kete pjese te Bibles si te inspiruar, si mundet ai te pranoje qe pjesa tjeter nuk ka qendruar deri tani, te mos flasim pergjithmone?

Ne kete pike kristiani e riperkufizon me qarte se çfare ai kupton me ‘fjalen e Zotit’. Ai thote se fjalet e Bibles jane zgjedhur nga shkruesit e Bibles, por mesazhi i saj eshte fjala e Zotit. Kaq gabime te vogla statistikore nuk e zhvleresojne autoritetin hyjnor te Bibles. Edhe njehere ne kemi nje pergjigje qe e hedh poshte pretendimin e mesiperm: ishte saktesia e habitshme e supozuar e fjaleve individuale vete qe vertetuan kualitetin hyjnor te Bibles. Tani, keto fjale thuhen te jene vetem perpjekje njerezish nen nje frymezim me te paqarte te Zotit.

Fjalet dhe Mesazhi

Jezusi skicoi nje parim te besueshmerise/saktesise tek Luka 16:10, “Ai i cili eshte besnik ne gjerat e vogla eshte gjithashtu edhe ne te medhate; dhe ai qe eshte i padrejte ne gjerat e vogla eshte gjithashtu edhe ne te medhate.” Tani misionari i justifikon gabimet e vogla duke pohuar se nuk ka asnje gabim te madh ne Bibel. Por fjalet e Jezusit nuk te lejojne per kete ndarje te gabimeve te vogla dhe te medha. Keshtu, pergjigja e fundit e kristianit perdoret perseri: misionari thote se mesazhi eshte nje subjekt dhe nuk permban asnje gabim te vogel apo te madh, por fjalet aktuale te Bibles mund te permbajne gabime.

Te dy, muslimani dhe kristiani duhet te verejne kete dallim. Kur’ani flet perInxhilin e Jezusit, duke kuptuar mesazhin e veçante qe ai dha. Te dy, misionari dhe muslimani i pakujdesshem mund te besojne se ky Inxhil eshte i njejte si te kater ungjijte – shpjegimet biblike per jeten e Jezusit. Muslimani duhet te kuptoje dhe kristiani duhet te jete gati te pranoje qe fjalet ekzakte te kater ungjijve nuk jane te njejta me mesazhin e Jezusit (paqja qofte mbi te). Ungjijte tregojne ngjarjet e jetes se tij dhe nganjehere citojne ate. Me sakte, fjalet e Jezusit (s) parafrazohen ne ungjijte. Theniet e tij nuk jane cituar me korrektesi. Ne fakt, e famshmja “Te Falurit e Zotit” do te gjindet ne dy versione te ndryshme tek Mateu 6 dhe Luka 11.

Ngjashem, Kur’ani permend Teuratin e Musait. Perseri, nuk duhet te imagjinohet qe mesazhi i Musait (paqja qofte mbi te) ka mbijetuar fjale-per-fjale ne Biblen e sotme. Nje pretendim i tille u be ne diten e profetit Xheremiah, por ne lexojme: “Si mund te thoni ju, ‘Ne jemi te zgjuar, dhe ligji i Zotit eshte me ne’? Por kujdes, lapsi mashtrues i shkruesve e ka shenuar ate si nje mashtrim.” (Xheremiah 8:8).

 

Metoda Jone

Me poshte, ne jemi te interesuar me fjalet e Jezusit (s), e jo me gjerat qe njerezit shkruajten per ate. Ne nuk marrim e zgjedhim nga Bibla sipas asaj qe ne na pelqen, por fale asaj qe fundamentalisti kristian pelqen te gjithe Biblen. Prandaj ai duhet te jete i gatshem te diskutoje çdo citim te bere ketu, edhe pse muslimani nuk po pranon ndonje autenticitet.

Ne kemi per qellim te perdorim metoden tashme te ilustruar qe te merremi me çeshtjen me bazike ndermjet kristianeve dhe muslimaneve. Metoda eshte per te sqaruar paqartesite/turbullirat, te paraqese informacionet e neglizhuara dhe te perfundoje mendimet e pakompletuara. Kjo metode na lejon neve t’i kthehemi fjaleve te atribuara Jezusit (s) ne Bibel dhe ne pastaj mund te percaktojme se ku fjalet e tij jane “mbi-specifikuar” – te thena me shume se sa ato kuptojne – apo ku fjalet e tij “jane shitur dy here” – dhene dy interpretime.

Problemi Jone

Çeshtja primare nuk eshte nese Jezusi ishte hyjnor, por nese ai e tha nje gje te tille. Le te ilustrojme e pastaj te permbledhim metoden e investigimit te pretendimit kristian.

 

Mbi-specifikimi

Ne kategorine e mbi-specifikimit ne kemi pasazhe te tilla si Gjoni kapitulli i gjashte, Gjoni 3:16 dhe kapitulli i dhjete i Gjonit.

Tek Gjoni 6:41 Jezusi thote: “Une jam buka qe zbriti poshte nga qielli.” Ne kete kapitull, ai e krahason veten e tij me manen e ngrene nga izraelitet ne kohen e Musait (s). Duke cituar librin, ai quan manen “buke e rene nga qielli” (Psalmet 78:24). Paqartesia ne kete argument eshte fakti qe kristiani nuk ka pohuar qe ai ka per qellim te beje nje paralel te njejte midis Jezusit dhe manes: nese njeri vjen nga qielli, po keshtu vjen edhe tjetri. Informacioni qe ai ka neglizhuar perfshin origjinen e manes. Sigurisht, ajo nuk u pergatit ne qiell e pastaj te transportohej ne toke. Sipas Numrat 11:9, ajo erdhi nga i njejti vend si vesa. Keshtu qe mendimi duhet te mbarohet. Ne qofte se kristiani mbron fjale-per-fjale ate qe Jezusi erdhi nga qielli ku jeton Zoti, ai imponon nje kuptim te drejtperdrejte nga fjalet duke lejuar nje kuptim figurativ per te njejtat fjale ne rastin e manes se rene nga qielli.

Gjoni 3:16 eshte ku kristiani thote se Jezusi synonte statusin jo si nje bir figurativ i Zotit por si biri “i lindur-i vetem” i Zotit. Jo e gjithe Bibla e perkthen kete pasazh me kete fjale kyçe, sepse perkthyesit kane pare veshtiresite qe ajo shkakton. Tek Hebrenjte 11:17, e njejta fjale greke gjendet ne gjuhen origjinale. Por ne kete vend ajo i referohet Isakut i cili nuk ishte ne asnje kohe, te flasim drejte, i vetmi bir i lindur i Abrahamit. Ne rastin e Isakut, kisha shpjegon se “i linduri i vetem” nuk duhet te kuptohet ne menyre te prere, por duhet te modifikohet. Megjithate, asnje modifikim i tille nuk lejohet ne rastin eGjoni 3:16 kur mbi-specifikohet si e qene fjale-per-fjale e vertete.

Ne kapitullin e dhjete te Gjonit ne lexojme per çifutet qe u perpoqen te gurezonin Jezusin dhe thane se ai e ka bere veten e tij baraz me Zotin. Kristiani bie dakord me çifutet dhe nuk ve re pergjigjen e Jezusit. Ai vazhdon t’i tregoje atyre se shkrimet e tyre te shenjta i referohen disa njerezve te keqinj si “zota.” Prandaj, ai argumenton se eshte madje me pershtatshme qe nje i derguar nga Zoti te thirret “bir i Zotit.” Gjithashtu ai kishte thene se ishte e pershtatshme te therrasesh nje paqeberes bir i Zotit (Mateu 5:9). Çifutet dhe kristianet  i mbi-specifikojne fjalet e tij kur ato insistojne se ai ka pretenduar te jete perendi.

Eshte nje tjeter argument i varfer i cili ka lidhje me kete. Ku çifutet kane kuptuar Jezusin te blasfemoje, d.m.th. te synoje autoritet qiellor, kristiani thote qe ai ka prova se Jezusi me te vertete pretendoi te jete perendi. Supozimi jokorrekt, megjithate, eshte se çifutet e kuptuan Jezusin. Per shembull, ata e kuptuan ate te kishte autoritet hyjnor kur ai i tregoi nje burri se mekatet e tij i ishin falur (Marku 2). Por verseti tek Gjoni 12:49, midis te tjerash, tregon se Jezusi mohoi çdo iniciative personale. Ai fliste vetem ate çka Zoti e urdheronte ate te thoshte.

 

Mesiah

Akoma me keq i menduar eshte nje argument i bazuar ne keqkuptimet e kristianeve. Muslimanet jane dakord se Jezusi (s) ishte Mesiah. Megjithese perkthimet moderne te Bibles e fshehin faktin, shume individe thirren “Mesiah” ne Bibel. Kristianet kane arritur te besojne se ndodhet nje konotacion perendia ne fjale, megjithate. Keshtu, kur ata lexojne se Jezusi pranoi se ishte Mesiah dhe dhe Pastori i Larte Çifut e deklaroi ate nje blasfemi, ata ndiejne se ata kane nje prove me shume qe Jezusi pohoi te ishte perendi. Pastori i Larte mund te protestonte vetem çfare ai mendonte te ishte nje genjeshter – nje shpifje ndaj Zotit. Çifutet po e prisnin Mesian. Ishin ata gati te vrisnin njeriun e pare qe thoshte se ai ishte Mesiah sepse deshmi e tille ishte blasfemuese?

Dy Here e Shitur

Ne kategorine “dy here e shitur”, ne kemi versete si Gjoni 10:30 dhe 14:9. I pari thote: “Une dhe Ati jemi nje.” Kristiani e le te paqarte pikerisht çfare kjo fjali le te turbullt: nje çfare? Informacioni i pa vene re gjendet tek kapitulli i 17te i Gjonitku e njejta ide ndodh me se nje here dhe perfshin dishepujt e Jezusit ne kete njeshmeri. (shih Gjoni 17:11, 21-22).

Mendimi qe duhet te perfundohet eshte ky: Ne qofte se Jezusi kishte per qellim te thoshte se “nje” kupton te qenurit qiellor, pastaj, a jane dishepujt gjithashtu te perendishem ne te njejtin kuptim si Jezusi, perderisa e njejta shprehje i perfshin edhe ata? Fraza eshte shitur dy here. Versetet ne kapitullin e 17tecitohen ne perkrahje te unitetit te qellimit kurse verseti i kapitullit te 10teperdoret per te ruajtur synimin se Jezusi shpalli te qenurit Perendi.

Shume nga studentet e Bibles kane nje gjykim te aresyeshem ndaj shkrimeve te shenjta. Megjithate, te njejtet studente shpesh e harrojne interpretimin e tyre dhe i shesin nje tjeter kuptim muslimanit. Ata duken te mos e verejne kete standart te dyfishte. Nje ilustrim i qarte eshte rasti tek Gjoni 14:9. Pyet se ku Jezusi pohoi haptazi te ishte perendi dhe zakonisht do te te tregohet ky verset: “Ai qe me ka pare mua ka pare Atin.” Sqarimi i argumentit paraqet veshtiresi. Kristiani e ka fjalen se ne qofte se syte e ndonjerit shohin Jezusin, ato kane pare Zotin sepse Jezusi eshte Zoti.

Edhe ky sqarim nuk mund te thuhet pa lene diçka tjeter te mjegullt, qe do te thote, dallimi trinitetit midis Atit dhe Birit. Jezusi tha se te shihje ate ishte sikur te shihje Atin, e akoma Jezusi eshte i Biri. Keshtu ata na tregojne neve: “lexo Zot ne vend te Atit.” Ne çdo rast, argumenti eshte vete-shkaterrues. Nese te parit e Jezusit eshte sikurse te parit e Zotit (apo Atit) sepse ato jane te njejte, si mundet pastaj Jezusi t’u thoshte njerezve qe po e shihnin ate se ata kurre nuk e kishin pare apo degjuar Zotin (Atin)? Ky eshte pohimi i tij tek Gjoni 5:37. Tani kristiani i pergjigjet nje pergjigjeje qe nuk iu ishte pyetur! Ne nuk kemi thene se Gjoni 14:9 eshte ne konflikt me 5:37 dhe nuk pyetem per shpjegim. Por ai vazhdon te shpjegoje se versetet jane ne harmoni sepse ato i referohen Jezusit si nje i cili paraqet se si eshte Zoti.

Njerezit qe nuk e shikuan Jezusin nuk e “pane” Zotin. Por pyetja jone eshte se si interpretimi i pare te Gjoni 14:9 mund te harmonizohet me Gjoni 5:37. Ata kane paraqitur nje interpretim te dyte per Gjoni 14:9 dhe akoma heren tjeter kur dikush t’i pyese ata te tregojne nje pasazh ne Bibel ku Jezusi pohoi te ishte perendi, te jeni te sigurt se ata do te shkojne tek interpretimi i pare dhe citojne versetin e preferuar: “Ai qe me ka pare mua, ka pare Atin.”

 

Pese Pika te Rendesishme

Ne te tilla diskutime, disa gjera duhet te verehen. Se pari, muslimani nuk duhet te riinterpretoje shkrimin e shenjte kristian. Detyra jone eshte qe nje njeri te shprehe rastin e tij qarte, e jo ne terma te turbullta. Ne duhet te kerkojme te gjithe informacionin e lidhur me çeshtjen (ku tjeter mund te gjejme fjale kyçe dhe fraza ne Bibel?). ne duhet te kerkojme qe mendimet e shprehura te sjellin nje konkluzion logjik.

 

Rruga, e Verteta dhe Jeta

Le te ilustrojme nje shembull tjeter te njohur. Nje citim me te gjitha qellimet eshte Gjoni 14:6: “Une jam rruga, e verteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Zoti, perveç se nepermjet meje.” Pikerisht ajo çfare ky verset supozohet te provoje eshte lene e turbullt. A e provon kjo hyjnine e Jezusit? Supozohet ajo te thote se Zoti nuk degjon asnje perveç Jezusit apo atyre qe i drejtohen Jezusit? Ne qofte se secila prej ketyre ideve duhet te bazohen ne versetin, ne duhet te konsiderojme te gjithe informacionin qe disponojme. Fjalori tregon se fjalet “rruga,” “e verteta,” dhe “jeta” nuk permbajne automatikisht konotacionet e perendise. Kristiani insiston se struktura e fjalise thekson rrugen, te verteten dhe jeten, sikur Jezusi eshte unik per te gjitha koherat. Bill Klinton mund te jete presidenti amerikan por ai nuk eshte i pari e as edhe i fundit. Kesht qe perdorimi i gjuhes i vetem nuk e kryen punen.

Pastaj, nje tjeter mendim duhet te sillet ne konkluzion. “Jeta” thuhet te jete nje çeshtje shteterore: njeri ose e ka “jeten” ose jo. Ne kete menyre verseti perdoret ne perkrahje te fuqise shpetimtare te Jezusit.

Ende Jezusi thote vete: “Une qe ato te kishin jete e ta kishin ate se tepermi.” (Gjoni 10:10). Ne kete pasazh, jeta nuk eshte nje çeshtje shteterore, pozitive apo negative, me asnje çeshtje tjeter te mundur. Jezusi flet ketu per diçka qe mund te matet. Verseti Gjoni 14:6 perdoret nga misionari me qellimet me te paqarta. Per ironi, kur kuptimi i tij vihet ne pyetje, ky verset behet ndoshta me i mbi-specifikuari nga te gjitha tekstet e Bibles.

 

Mos-perfundimet

Se dyti, ka disa mos-perfundime qe nuk mund te trajtohen sikur te ishin probleme. Aty ku kristiani dhe muslimani bien dakord, nuk ka diskutim. Per shembull: Kurani thote se pavaresisht nga ajo qe u duk, kryqezimi i Jezusit ishte i pasuksesshem, se Zoti e shpetoi Jezusin. Kristiani thote se Jezusi vdiq dhe tre dite me pas e tregoi veten te ishte i gjalle. Aty ku kristiani e tejkalon autoritetin e tij, aty fillon edhe mosmarreveshja. Ai nuk ka prova qe Jezusi vdiq. Ai ka disa shkrime anonime (ungjijte) qe thone ashtu. Megjithate ishte nje besim i zakonshem i kristianeve ne shekullin e pare se Jezusi nuk u kryqezua. Por kjo ishte vetem nje shkolle e mendimit. Tjetra eshte pershkruar ne Bibel dhe eshte bere e vetmja shkolle kristiane ne kete çeshtje. Te vetmet fakte qe mbahen mire nen ekzaminimin historik jane keto: Jezusi u duk te kryqezohej por u pa i gjalle disa dite me vone.

Te insistosh se vdekja e tij eshte e vertetuar eshte aktualisht absurde. Ne njerin krah neve na thuhet se ky burre sheronte sakatet, lebrozet, te verberit, dhe ringjalli te vdekurin. Ne krahun tjeter, te rrahurit, te shpuarit dhe te gozhduarit e tij ne kryq ishin te mjaftueshme ta vdisnin ate. Ndersa portretizimet e kryqezimit sot tregojne per nje ceremoni te madhe zyrtare, ndodhen referenca te tjera ne Bibel qe tregojne te kunderten. Nje grumbullim i vogel ne nje kopesht, ku ndjekesit e tij u detyruan te qendronin ne distance, tregohet tek Luka 23:49 dhe Gjoni 19:41. Bibla e pershkruan pamjen e tij te jashtme mbas kryqezimit si nje orvatje per t’u treguar dishepujve te tij se pavaresisht nga ajo çka shihnin, ai ishte i gjalle dhe jo fantazem.

Nese kristiani nuk perpiqet te provoje vdekjen e Jezusit dhe muslimani nuk perpiqet te vertetoje teorine e tij se si jezusi e shmangu vdekjen, nuk ka asgje per te mos rene dakord. Ky eshte pikerisht kuptimi i dhene ne Kuran tek 4:157.

 

Problemet

Se treti, le te mos besojme se disa çeshtje te caktuara mund te trajtohen si mos-perfundime. Me shume se nje misionar i ka pyetur muslimanet: “Çfare perfitoni ju nga te mohuarit e shenjterise se Jezusit?” Pyetesi shpreson t’i dredhoje nje problemi duke e trajtuar ate si te parendesishem. Pergjigja e kesaj pyetjeje eshte dhene nga Jezusi i cili tha: “Ju do ta dini te verteten dhe e verteta do t’ju beje ju te lire” (Gjoni 8:32). Te shqiptosh germe-per-germe disavantazhet preçize te besimit ne çdo falsitet te veçante eshte nje ushtrim qe ia vlen, por parimi i pergjithshem i fjaleve te Jezusit eshte nje motivim i mjaftueshem per kundershtim. E verteta eshte se synimi i shenjterise per Jezusin bazohet ne çfare njerezit thane per Jezusin, e jo ne çfare Jezusi tha vete. Ketu eshte nje vend per te shpjeguar pikpamjen muslimane per religjionet boterore.

Islami nuk eshte nje konkurues midis religjioneve te tjera. Kurani pohon qe ne kohet e lashta çdo komb kishte te derguarit e tyre te Zotit. Shume njerez posedonin te verteten, por ne forma te ndryshme i shtuan kesaj dijeje gjera te tjera me synime te paperkrahura. Keshtu, muslimani beson se praktikisht çdo religjion i vjeter, nese i hiqen pikat e shtuara, te shpie drejt Islamit.

 

Lidhje Logjike

Se katerti, misionari duhet te jete konsistent. Ne qofte se ai pranon se fjalet e Jezusit jane shtuar ne doktrinen e trinitetit nga brezat e mevonshem, pastaj ai ose eshte duke pohuar se Jezusi i mesoi dishepujt e tij me shume se çfare shkruhet ne Bibel, ose ai po thote se Zoti na solli neve dije per trinitetin gradualisht. Rasti i pare nuk mund te pajtohet me fjalet e Jezusit tek Gjoni 18:20“…une nuk thashe asgje ne sekret.” Sa per rastin e dyte, nese triniteti iu be i njohur vetem gjeneratave te mevonshme, pastaj nuk mund te insistohet se Jezusi e predikoi kete doktrine.

 

Deduksion

Se pesti, deduksioni nuk mund ta rrise permbajtjen. Deduksioni eshte nje proces i te parit me qarte te asaj qe tregohet nga evidenca. Ne nuk mund te nxjerrim si perfundim me shume se ç’permban evidenca. Kjo eshte perse ne themi se triniteti nuk mund te nxirret nga shkrimet. Perkufizimi i trinitetit kerkon nje fjalor qe nuk gjindet ne buzet e Jezusit. Me e shumta, kristiani mund te tregoje nje verset dhe te thote se eshte ne perputhje me idete e tij, por asnje verset nuk eshte evidence konkluzive e shenjterise se Jezusit.

E ashtuquajtura “falsiteti i anasjellte” eshte gabimi logjik i bere me se shumti. Kjo do te thote te kthesh mbrapsht “shigjeten implikimit”, p. sh. shi do te thote rruge te lagura, por rruge te lagura nuk dote thote shi. Nje tjeter shembull: dukja e horizontit mbi oqean mund te tregohet sikur eshte ne harmoni me idene e nje toke te sheshte, por sigurisht qe ajo nuk e provon qe toka te jete e rrafshet. Ngjashem, disa pohime ne Bibel harmonizohen me idene e nje Jezusi Perendi por asnje verset nuk e verteton kete synim.

 

Natyra e Proves

“Prova” eshte nje fjale e keqperdorur. Fjala prove i referohet formimit te nje propozimi. Prova i reziston sfidave dhe i permbush testet. Por frazat si “me shume prova,” “prove me e mire,” apo “prove me e forte” jane abuzime te gjuhes ose keqkuptimeve.

“Me shume prova” eshte nje fraze mashtruese qe mund te na drejtoje te besojme qe prova matet dhe se njerezit mund te kene prova te gjerave te kunderta, por fituesi eshte ai me volumin me te madh te provave. Ne kete menyre prova eshte ngaterruar me evidencen. Ne mund te kemi nje tjeter prove, por jo me shume prova.

Kur logjikantet flasin per nje prove me e mire, ata i referohen diçkaje qe quhet elegance – nje cilesi qe tregon qartesi dhe simplicitet. Ata nuk i referohen vlefshmerise me kete fjale. Provat jane te vlefshme ose te pavlefshme – ose me raste dyshohen nga disa derisa nje version me i hijshem shfaqet.

Shprehja “prove me e forte” pershkruan jo proven por supozimin e saj. Ne pergjithesi, sa me pak supozime ne fillim, aq me e forte eshte prova.

Qellimi i ketij shpjegimi te shkurter eshte te zhduke nocionin qe provat varen nga aftesite e dikujt per te thene dicka qe eshte e pranueshme. Eshte perberja dhe kualiteti dhe jo pamja e jashtme dhe kuantiteti ajo qe eshte e rendesishme. Kur misionari do te sillte “prova” ato nuk do te ishin aspak te kenaqshme. Ai e di shume mire kete megjithate ai preferon te perdore fjalen “te pamjaftueshme”. Me pas ai thote qe Zoti mund te plotesoje te pamjaftueshmen. Ne kete rast kemi 3 pika ku mund te fokusohemi:

(i) Ne nuk mund te fshehim boshlleqet nen prova me qellim qe ta quajme dicka legjitime. Ne fakt, cdo informacion qe merret nga nje prove jo e kenaqshme nuk i shkon aspak pershtat perfundimit qe personi mundohet te vertetoje. P.sh. levizja e planeteve deri diku i pershtatet teorise se epiciklit qe eshte pjese e asaj teorie qe thote qe toka eshte qendra e universit. Por kjo teori nuk qendron dhe kjo do te thote qe trajektoret e planeteve nuk e mbeshtesin aspak idene qe toka qendron pa levizur ne qender te universit.

(ii) Kur kristiani thote qe Zoti do te “mundesoje qe dikush te besoje”, ai argumenton ne nje rreth te ngushte. Cfare ai thote bazohet ne prova dhe provat qe ai sjell bazohen ne ate qe ai thote. Dialogu qe do te behej do ti perngjante ketij:

Krisitani: “ Kam prova” 

Muslimani: “ Por ka boshlleqe ne argumentet e tua”

Kristiani: “ Kerkoi Zotit qe te mundesoje ty te besosh”

Muslimani: “ E perse duhet qe une ta bej kete” (mbeshtetja ne provat)

Kristiani: “ Per te gjitha ato qe une te thashe deri tani”

Muslimani: “ Por ato nuk provojne asgje”. (provat mbeshteten ne ate qe eshte thene)

(iii) Se fundi, kristiani e ve veten edhe nje here ne pozita kontradiktuese me sjelljen e tij. Kur nje predikues thote qe ai ka prova per ate cka ai beson, me kete ai do te thote qe ai ka dicka qe mund t’i jape te tjereve – faktet dhe argumentet per nje ceshtje cfaredo qofte ajo. Por ne vend qe ta beje kete, ai pranon qe ajo cfare ai beson nuk mbeshtetet ne evidenca dhe analiza, por ne besimin qe Zoti i dha atij. Nese atehere besimi eshte dhurate e Zotit, ai nuk eshte dicka qe mund t’ju jepet te tjereve.

Perpjekjet e misionareve do te ishin me te ndershme nese do te thuhej qe qellimi i tyre eshte te informojne per kristianizmin dhe te ftojne te tjeret te konvertohen. Por shumica e literatures qe misionaret perdorin thote qe besimi kristian eshte ndertuar mbi evidenca aq te sakta sa mund te ishin arme te forta per te fituar nje ceshtje gjygji.

 

Besimi Kristian

Aktualisht, feja per kristianet ka dy kuptime. Kur themi besimi eshte dhurate e Zotit, ne dalim perseri ne ato qe thame ne paragrafin e mesiperm. Nese do te me lejohej te flas nga eksperienca personale: Ne i thame dikujt qe ajo qe ti pretendon te jete evidence e sakte, nuk mund ti qendroje nje ekzaminimi te thelle, dhe per kete ai na akuzon per kokfortesi. Ashtu sikurse e kemi thene, me nje pakujdesi te theksuar, ai perdor vertetesine historike te Bibles si prove te asaj qe Bibla thote te verteten mbi gjithshka. Dhe duke e kthyer kete konfuzion ne te gjitha krahet, ai thote qe nese ne dyshojme ne ndonje pasazh te Bibles atehere ne duhet te dyshojme ne te gjithe librat e historise. Por historia nuk eshte kundershtari yne.

Ne jemi perballe nje doktrine qe qendron mbi interpretimin e nje prembledhje shume te shkurter te asaj qe Jezusi tha. Ne kete rast ndodh ajo qe personi fillon te mendoje per dicka tjeter. “Nese te gjitha gjerat mund te vertetohen, cfare atehere eshte merita e te besuarit?”- pyet ai. Me fjale te tjera, atij nuk i intereson prova finale. Ai e ndjen qe betimi per besnikeri eshte ajo qe do te sjelle shpetim. Prandaj te besosh do te thote te perpiqesh per te marre shperblim dhe gjithashtu besimi eshte nje dhurate e Zotit te cilen ne nuk e meritojme. Zgjidhja e kesaj ironie eshte ajo qe kristianet merren.

Ndersa qellimi yne ketu eshte “ndershmeri ne reklame”. Nese themeli i kristianizmit eshte besnikeria ndaj nje interpretimi te nje skripti, atehere kristianet nuk duhet ta reklamonin fene e tyre si dicka qe eshte ndertuar mbi qartesi, apo me fjale te tjera, prova te qarta.

 

Aplikimi ne Islam

Pa dyshim, ndonjeri nga ju mund te pyesi nese keto qe u thane me siper mund te perdoren per te vleresuar islamin. Per kete, ne do te ndjekim te njejten rradhe pune duke perdorur te njejtat argumentet per te analizuar doktrinen islame dhe statusin e Kur’anit.

Ajo me c’ka teologjia e islamit identifikohet nuk permban ndonje kontradikte dhe kjo per arsye se eshte shume e thjeshte te kuptosh qe Kur’ani nuk solli Zotin por vullnetin dhe cilesite e Tij. Kjo do te thote qe te gjitha pershkrimet dhe adhurimet i perkasin Atij sepse Ai eshte Zot. Ne islam nuk ka dicka te tille si inkarnimi, ashtu sikurse nuk ka kombinim te cilesive qe i perkasin Zotit me ato qe i perkasin njeriut, ne nje individ.

Islami nuk i shtyn njerezit te besojne dicka pertej arsyes. Ringjallja e te vdekurit, per shembull, eshte bere teme e dites per biologet e kohes. Shkencetaret rus diskutojne riprodhimin e nje specje  elefanti te zhdukur me perdorimin e nje qeleze mikroskopike te marre nga nje trup i vdekur prej kohesh.

Edhe kur diskutojme per fuqine e Zotit, gramatika e Kur’anit na jep nje pershkrim krejt ndryshe. Ne nuk themi: “Me Zotin cdo gje eshte e mundur.” Per te qene me te sakte ne themi: “Mbi te gjitha, Allahu ka fuqi”. Keto gjera jane ato cka Ai vete i krijoi. Keto gjera perfshijne te miren dhe te keqen, sepse ato jane relative. P. sh. cfare eshte e mire per nje gjyp (shpend grabitqar) eshte e keqe per ne. Ky eshte ndryshimi qe islami na jep per te miren dhe te keqen; te dobishmen dhe te demshmen. Gjithshka e ka origjinen tek Allahu (swt) duke perfshire ketu edhe ligjin per ndeshkimin e keqberesit. Pra sipas Kur’anit, ideja eshte qe Allahu shperblen por veprat e keqia i sjellin dem atij qe i kryen ato.

Kur’ani nuk predikon mistere ne fe. Perkundrazi, ai eshte udherrefyes. Ky eshte nje kerkim qe nuk mund te behet vetem sepse ne jemi te gabueshem dhe te dobet. Gabimi do te ishte shkaterrues – perpara se ne ta perfundonim ate projekt. Megjithese eshte pertej te arsyetuarit, ai nuk eshte pertej arsyes – kur jepet drejtimi ne mund te analizojme vertetesine e tij.

 

Origjina e Kur’anit

Shpesh here Kur’ani permend qe ai eshte je shenje qe do te mjaftonte (Kur’ani, 29:49). Megjithese muslimanet ne kohen e profetit ishin nje minoritet i persekutuar, kundershtaret e tyre nuk munden kurre ta thyenin sfiden qe Kur’ani i shpalli, ashtu sikurse dhe thuhet: “Nese ju vertet dyshoni ne ate qe ne i shpallem gradualisht robit tone, (Muhamedit) atehere silleni nje kapitull te ngjashem me te dhe therrsini per ndihme deshmitaret tuaj perpos Allahut, nese jeni te drejte”. (Kur’ani, 2:23)

Nese do te flisnim per mrekullite dhe aspektet vertet te habitshme ne ndertimin e Kur’anit, do te shikonim qe ato jane vertet te shumta dhe mbi te gjitha te nevojshme. Gjithashtu nese ne do te provonim ta leviznim organizimin e fjaleve ne Kur’an, atehere ai do te permbante gabime. Kjo teme mund te shpjegohet me ne detaje.

 

Ruajtja e Kur’anit

Vete Kur’ani deshmon ne ruajtjen e tij. (Kur’ani, 15:19) Emrin i tij ne tekst e hasim rreth 70 here. Fjala arabe “kur’an” do te thote “recitim”. Recitimi i Kur’anit eshte pjese e faljeve te perditshme te nje muslimani. Nen nje kujdes te theksuar, cdo botim i Kur’anit eshte kontrolluar dy here me qellim qe cdo gje te jete e qarte. Sikur ne te mblidhnim nje numer te vogel muslimanesh te sinqerte ne do te mund ta merrnim Kur’anin nga memorjet e tyre.

Shekuj me pare, nje gurp te lajthiturish thane qe Kur’ani permbante pjese qe nuk i permban teksti i sotem. Por si per turpin e tyre, sot e kesaj dite ekzistojne kopje te Kur’anit qe datojne shekuj te tere para se kjo gje te ndodhte.

Kohet e fundit, nje misionar kristian u mundua qe me pandershmeri te hidhte poshte vertetesine e Kur’anit. Ai pretendonte qe 20 njerez, qeveri, apo institute te ndryshem thone qe e posedojne kopjen me te vjeter te Kur’anit. Por ne fakt, ajo cfare ai donte ti tregonte spektatoreve ishte qe ka 20 versione te ndryshme te Kur’anit. E verteta eshte qe te gjitha kopjet e lashta perkojne shkronje me shkronje me njera-tjetren. Se cila eshte kopja me e vjeter nuk ka te beje me vertetesine e Kur’anit.

 

Fjale dhe Mesazh

Fjalet e Kur’anit jane mesazhi qe ai percjell. Autori eshte Allahu (Zoti i vetem) dhe jo te derguarit e Tij me fjalet e tyre. Islami nuk u themelua nga Muahamedi (s). Mesazhi i Allahut u percoll nga profete te ndryshem qe nga koha e Adamit. Ritet e islamit dhe termi muslimane ishte i njohur qe ne kohen e Abrahamit (Ibrahimit, s.). (Shiko Kur’anin, 22:78, 2:135, 3:67-68, 16:123). Kur ne 33:21 lexojme qe profeti Muhamed (s) ishte nje shembull i mire, e njejta gje thuhet per Ibrahimin, fjale per fjale ne 60:4.

Nuk i perket Njeriut

Pika qe ne shtrojme ketu eshte qe Islami nuk eshte kult i njeriut. Muahmedi (s) u porosit qe cdo gjykim duhet te bazohej ne Kur’an, (5:49-51). Profeti gjithashtu u porosit te kerkonte falje sidomos ne prag te vdekjes se tij, sepse vetem Allahut mund ti kerkohet e falura (110 dhe 40:12). Gjithashtu vete profeti u keshillua disa here ne Kur’an, (Kapitulli 80).

Akuzimi i kristianeve

Duke mos i marre parasysh shenjat dhe faktet qe bejne te qarte qe Kur’ani dhe praktika e islamit nuk i perkasin Muhamedit (s), kristianet insistojne ne idene qe Kur’ani ishte shpikje e tij. Ata njekohesisht thone qe ai ishte trillues dhe i cmendur – qe ai mashtronte dhe u mashtrua per te njejten gje. Ata thone qe ai genjente per profetesine e tij megjithese ai vete besonte qe ishte profet. Naturisht nje person nuk mund te jete i drejte dhe i gabuar per veten e tij mbi te njejtin subjekt. Nese ai beson qe eshte profet atehere ai nuk i ben njerezit per budallenj kur ai i therret ata ta besojne ate. Se fundi, vete Kur’ani e denon shpifjen, (10:15-18).

Dy hipoteza

Veshtiresia e kristianeve eshte sepse ato kane nevoje per te dy hipotezat – te qenurit trillues dhe i cmendur – qe te shpjegojne ekzistencen e Kur’anit. Ata duhet ta emertojne profetin si trillues duke u munduar te thone qe ai kishte burime te tjera iformacioni. P.sh. megjithese Kur’ani solli nje material qe nuk ishte i njohur per Arabet, ai u njoh si korrekt nga nje izraelit i ditur ne kohen e profetit. (11:49, 10:94, 26:197)

Ata duhet gjithashtu ta emertojne profetin si te cmendur sepse ai sillej sikur vertet te ishte profet. P.sh. perkunder te gjitha gjykimeve me te mira, Kur’ani tregon per sjelljen e armikut me te besuar te Muhamedit (s) – Ebu Leheb. Ky njeri nuk bente asgje tjeter vetem se kundershtonte cdo gje te islamit, megjithate ne 10 vjet ai nuk mundi kurre te kundershtonte permbajtjen e Kur’anit. (Kap. 111) E njejta gje eshte thene per te gjithe ata qe kane dashur ta shkaterronin Kur’anin.   

 

Nje hipoteze tjeter

Se fundi gjendet edhe nje hipoteze e trete e dhene nga misionaret kristiane. Kur ata flasin per Kur’anin dhe sinqeritetin e Muhamedit (s), ata jane te mendimit qe ai u mashtrua nga djalli. Por me kete ata e fundosin veten e tyre akoma me teper ne veshtiresi. Kur’ani keshillon qe ne te kerkojme mbrojtjen e Zotit nga djalli perpara se te fillojme te lexojme (16:98). Nese djalli eshte autori atehere ai e shkaterroi veten e tij qe ne fillim. (Krahaso me fjalet e Jezusit ne Mark 3:26.)

4:82 eshte nje sfide e vertete e hipotezes se fundit: “A nuk e shikojne ata Kur’anin me verejtje? Sikur te ishte prej dikujt tjeter pervec Allahut, do te gjenim ne te shume kundershtime.”

 

Saktesia e Kur’anit

Tani asnje musliman nuk mund te justifikohet me ate qe Kur’ani eshte humbur per shkak te ribotimeve. Ai duhet thjesht te insistoje qe Kur’ani eshte vetem teksti arabisht dhe jo perkthimet ne gjuhe te ndryshme. Teksti ne arabisht eshte i kompletuar. Perpjekjet e bera per te nxjerre kundershtime nga Kur’ani kane qene te kota. Shpesh here ne pyesim veten per aftesite mendore apo ndershmerine e atyre qe kane sjelle keto gjera. Disa shembuj jane:

Bibla thote qe cifutet me ironi e therrisnin Jezusin “Mesiah” (ne greqisht “Krist”) gjate kryqezimit (Mark, kapitulli 15). Pamvaresisht nga kjo, nje grup misionaresh nga Toronto insistonin ne ate qe cifutet nuk do ta benin kurre kete, keshtu qe Kur’ani duhet te jete gabim ne 4:157.

Kur’ani urdheron qe burri duhet te trajtoje grate njelloj nese do te martohet me me teper se nje. Por nje qender aktive e propagandes fetare ne Rochester, New York, thote qe kjo e kundershton ate qe burri nuk lejohet te martohet me me teper se 4 gra, duke ngaterruar keshtu fjalen kundershton.

Nje tjeter sfide eshte qe Kur’ani thote qe Allahu nuk i drejton keqberesit. Kjo thuhet me qellim qe te kundershtoje thenien qe Allahu drejton ate qe Ai deshiron (28:50, 35:9). Aktualisht pjeset jane plotesues te njeri-tjetrit duke na thene qe Zoti vendos te mos i drejtoje keqberesit.

 

Keqkuptimi musliman

Ne lidhje me kete ne kemi akuzimin qe Kur’ani nuk e kupton kristianizmin. Ne fakt Kur’ani denon shume besime qe konsiderohen herezi nga kristianet. Por ne vend qe te gezohen per kete, misionaret insistojne ne idene qe muslimanet e kane keqkuptuar kristianizmin. Kjo duhet te ndodhe si rezultat i nje pakujdesie te qellimshme ne trajtimin e fakteve. Ne fakt Kur’ani trajton ne detaje doktrinen kristiane.

 

Anullim?

Nje tjeter keqkuptim i perket te ashtequajtures doktrina e anullimit. Ne 16:101 “Kur nje ajet e zemendesojme me nje tjeter – e Allahu e di me se miri se cka shpall – ata thone: Ti je vetem trillues. Jo por shumica e tyre nuk dine.” Fjala ajet do te thote shenje, mesazh apo strofe. Kjo i ben shume kristiane te mendojne qe disa kane te drejte kur thone qe disa strofa anullojne disa te tjera. Problemi ketu eshte me gjuhen e perdorur, dhe per kete arsye kristianet e keqkuptojne (apo keqinterpretojne) fjalen anullim.

P.sh. Kur’ani e ndalon faljen kur personi eshte ne gjendje te dehur. Me shpalljen graduale te Kur’anit ne nje perudhe prej 23 vjetesh, nje tjeter strofe i ndaloi pijet alkolike. Por strofa e dyte nuk e anullon te paren. Nese do ti krahasonim ligjet per drogen ne vende te ndryshme, do te verenim qe ka ligje qe denojne ate qe e mban per vete dhe ka tjera ligje qe denojne ate qe e shet. Por perseri ligji i pare nuk e anullon te dytin.

Misionaret manipulojne me kete keqkuptim duke u munduar te krijojne konfuzion. Por ata e bejne kete pa kujdes. Te gjitha akuzimet per anullim i perkasin ceshtjeve legale. Sidoqofte, verseti 16:101 i referohet dickaje qe kishte ndodhur. Ky verset u shpall ne Meka ndonese eshte fakt qe te gjithe versetet kane te bejne me ceshtjet legale u shpallen me vone ne Medina. Nuk ka paqendrueshmeri ne Kur’an – mbani mend qe kjo thuhet ne 4:82.

Shpjeguesi me i mire i Kur’anit eshte ai vete. Shtjellimi i 16:101 gjendet ne 2:106. Ketu eshte precjelle i njejti mendim por kete here konteksti tregon qe mesazhi i eshte drejtuar cifuteve. Fjala ajet i referohet mesazheve te profeteve te meparshem. Ne vecanti, disa nga ligjet cifute u zevendesuan me Kur’anin. (Krahaso fjalet e Jezusit te raportuara ne Kur’an 3:49.)

Interpretimi

Ne seksionin paraardhes (mbi pese pikat e rendesishme) tre pikat e para ju adresuan kristianeve dhe muslimaneve. E katerta dhe e pesta mund te sqarohen me permendjen e vetem dy pikave. Se pari, evolimi i vetem ne islam eshte vendimi gjygjesor. Situata te reja sjellin probleme te reja qe duhet te gjykohen nga parimet origjinale. Kjo eshte nje dije qe rritet. Se dyti, studiuesit me inteligjente muslimane kane qene te gatshem te pranojne rastet kur ata kane kaluar ne spekulime. Asnje studiues nuk ka sjelle pranimin e nje doktrive teologjike qe ka qene e panjohur per muslimanet ne kohen e Muahmedit (s).


Lajimi i mire i islamit

Perfundimisht desha te nenvizoj qe muslimani posedon dicka vertet te madhe qe mund te transmetohet nga nje person ne nje tjeter dhe kjo eshte Kur’ani. Ky liber i drejtohet cdo lexuesi duke i kerkuar atij te besoje gjera qe cdo njeri duhet i besoje. Lexuesit i kerkohet te organizoje faktet ne teresine e tyre dhe me pas te mendoje per to. Duke na kujtuar ne me fakte, Kur’ani bie ne kontakt me realitetin ashtu sikurse dhe Bibla. Por, ndryshimi baze ndermjet mendimit kristjan dhe atij musliman duket ne hapin tjeter.

Faktet nuk jane karakteristike e Kur’anit. Ajo cka ne besojme bazohet ne keto fakte, apo me mire te themi eshte marre nga ato, ne sensin me legjitim te fjales. Lajmi i mire i islamit eshte qe ai qe e do te verteten, e urren te rremen dhe i frikesohet vetem Allahut, i eshte drejtuar islamit dhe nje suksesi te vertete.   /alcislam/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit