Para tri ditëve, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport më situatën në Ukrainë. Por, shteti i Vladimir Putinit po vazhdon të shes mallra Kosovës.
Tregtarët e Kosovës po vazhdojnë të blejnë mallra në Rusi, bile edhe aso të luksit siç është Vodka.
Disa miliona euro mallra u futen vetëm në majin e kaluar. Marrë parasysh të dhënat doganore të importit për muajin qershor, shihet se vetëm në një import janë blerë mallra në vlerë mbi 3 milionë euro. Bëhet fjalë për një kod doganor i cili quhet “Të një trashësie prej më pak se 3 mm”. Vlera e importuar e këtij produkti, i cili nuk është specifikuar saktë se çka është, ka kushtuar fiks, 3,659,468.99 euro.
Pastaj, Kosova vazhdon ende të jetë e varur nga çeliku rus.
“Shufra celiku te palidhur, me permbajtje 0,25 % por më pak se 0,75 % karbon, petezuar ne te nxehte, me diameter me pak se 14mm, ne spirale te parregullta”. Ky produkt është importuar në një vlerë prej rreth gjysmë milioni euro, vetëm në qershor.
Bile po importohet edhe polipropilen. Ky produkt është blerë në dy raste në muajin e kaluar, në një vlerë rreth 120 mijë euro.
Statistikat e muajit të kaluar tregojnë se nga shteti rus, i cili po ushtron agresion mbi Ukrainën, është importuar edhe Vodka e Makina rroje, si dhe produkte tjera./Periskopi/