13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Sikur të ishe atje…

Më të lexuarat

Sikur të ishe atje…
—————————————————
Sot data 8 Dhul-Hixheh 1443
(Jeumu et-ter-uijeh)
Ditë në të cilën haxhinjtë pushojnë.

Për haxhinjtë në Meke, sot fillojnë detyrat e Haxhit.
Haxhinjtë janë drejtuar në Mina dhe do të kalojnë natën aty, për të qenë të gatshëm e të rahatuar për ditën e madhe.
Dhe në lindjen e diellit të ditës së nesërme, ditën e Arafatit (më 9 Dhul-Hixheh), ata do të nisen për në malin e Arafatit.
Sepse , ashtu siç ka thë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: “Haxhi është Arafati.” Qëndrimi në Arafat është shtyllë e Haxhit, pa të cilën Haxhi nuk quhet.
Do të kalojnë ditën atje:
Për t’ia kushtuar atë ditë, lutjeve për veten, familjen dhe për të gjithë besimtarët.
Fillon qëndrimi mbi Arafat, me hyrjen e namazit të drekës e deri në lindjen e diellit ditën e Bajramit.
Në Arafat, Namazin e drekës dhe të ikindisë, i falin të bashkuar dhe të shkurtuar.
Ata nuk agjërojnë atje, veç luten e falin namaze nafile.
Atje mbahen edhe ligjërata, mbahet edhe hytbeja e asaj dite.
Atje lexohet Kuran, atje bëhet dhikër, atje i përkushtohesh vetëm se Allahut të Lartësuar.
Sepse nëse Nata e Kadrit na u mbajt e fshehur, kjo ditë është e njohur dhe robi duhet të kuptojë madhështinë e saj.
Në Natën e Kadrit zbresin Xhibrili dhe melaiket, kurse ditën e Arafatit zbret Allahu azze ue xhel.
Ebu Zubejr përcjell nga Xhabir ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se Profeti, salAllahu alejhi ue selem, thotë:
“Nuk ka ditë më të mirë tek Allahu se dita e Arafatit. Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe mburret para banorëve të qiellit me banorët e tokës.”
Allahu në ditën e Arafatit e liron nga zjarri i Xhehenemit atë që dëshiron, nga haxhilerët të cilët qëndrojnë në Arafat apo nga myslimanët anekënd botës, të cilët nuk janë në haxh.
Abdullah ibën Mubarek, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në ditën e Arafatit shkova te Sufjan eth-Theurij, dhe e pashë të gjunjëzuar duke qarë. I thashë: “Cili nga njerëzit e tubuar në Arafat i ka punët më keq?” U përgjigj: “Ai i cili mendon se Allahu nuk ua fal atyre (mëkatet).”
Nxitini familjarët tuaj, pêr ta agjëruar Ditën e Arafatit.
Seid ibën Xhubejr, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Zgjoni shërbëtorët tuaj në syfyr për ta agjëruar ditën e Arafatit.”

Allahu ju bekoftë!

……vazhdon…….
————————————
/isyourlife_AN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit