1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kosova thellon borxhin publik, shkon në 1.1 miliardë euro

Më të lexuarat

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se të ardhurat buxhetore deri në nëntor 2018 arritën vlerën neto prej 1.60 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.4%.

“Këto të ardhura janë në kuadër të të ardhurave buxhetore, që nuk përfshihen të ardhurat nga huamarrjet, nga privatizimi, pranimet nga grantet e përcaktuara të donatorëve dhe pranimet nga depozitat në mirëbesim. Rritja e arkëtimit të të ardhurave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të ardhurave që kanë si synim ngushtimin e hendekut tatimor. Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arritën vlerën prej 249.3 milionë euro (11.8 përqind rritje), ndërsa të ardhurat tatimore indirekte, shënuan rritje prej 2.9% dhe arritën vlerën prej 1.2 miliardë euro. Të ardhurat jotatimore shënuan rritje prej vetëm 0.9 përqind dhe arritën vlerën prej 174.2 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në fund të vitit 2018 ka arritur në 1.1 miliardë euro që është për 9.7 %më i lartë krahasuar me vitin 2017.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 përqind nga 16.2 përqind sa ishte në vitin 2017. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.8 përqind (i cili ka arritur në 676.6 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 1.4 përqind duke arritur në 416.1 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në total është zvogëluar në 38.1 përqind nga 42.4 përqind sa ishte në vitin 2017.

Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve buxhetore, sipas BQK-së, ato arritën vlerën prej 1.66 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.0%. Gjatë kësaj periudhe të gjitha kategoritë e shpenzimeve buxhetore u karakterizuan me rritje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit