0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova rrezikon të mbes pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2018

Më të lexuarat

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë mbet të izoluar dhe nuk mund udhëtojnë lirshëm në Evropë.

Për t’u liberalizuar vizat, kanë mbetur edhe dy kritere që Kosova duhet t’i përmbush, Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, procesi i liberalizimit të vizave aktualisht është bllokuar nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Gjithë kjo për shkak të vonimit të krijimit të institucioneve të Kosovës, e cila edhe ka bllokuar përmbushjen e kritereve kryesore.

Kjo vonesë mund të bëjë që as në vitin 2018 të mos bëhet liberalizimi i vizave, pasi i gjithë afati nga zhbllokimi i procesit e deri në fazën përfundimtare mund të marr kohë të gjatë.

Kështu thotë njohësi i çështjeve Evropiane, Avni Mazreku, i cili përmes një prononcimi për Indeksonline ka treguar gjithë proceset që Kosova duhet t’i kalojë deri në fazën përfundimtare të liberalizimit të vizave.

“Procesi i liberalizmit të vizave është aktualisht i bllokuar nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Ky proces do të jetë i bllokuar deri në momenti kur të ratifikohet marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Pas zhbllokimit të procesit çështja do të kalojë në Parlamentin Evropian për të marrë një pëlqim nga ana e tyre, pasi të arrihet ky pëlqim duhet çështja të procedohet në Këshillin e Bashkimit Evropian ku edhe pritet të merret vendimi final, përkatësisht konfiguracionin e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Mazreku.

Megjithëse nuk mund të predikohet për një afat kohor të mundshëm, Mazreku tregon përafërsisht sa mund të marrin kohë gjithë këto procedura.

“Nga procedimi i marrëveshjes me kufirin me Malin e Zi dhe deri te versioni më optimist i mundshëm, vetëm aspektet procedurale marrin disa muaj kohë. Pas kësaj procedurat tjera deri te vendimi final, po ashtu marrin disa muaj kohë, gjithmonë duke mëndur se vendimi do të jetë pozitiv për Kosovën. Ndërsa, vetëm pas marrjes së vendimit final, procedurat shkojnë 3 deri në 6 muaj së paku që të fillojë implementimi i plotë i atij vendimi nga ana e Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike të Kosovës thonë se qytetarët po vazhdojnë të jenë të izoluar për vetë fajin e qeveritareve të cilët shpeshherë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur përmbushjes së duhur të kritereve në këtë proces.

Albana Merja nga ky grup, në një prononcim për Indeksonline thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm përmbushja e kritereve.

“Nuk është e mjaftueshme që të plotësohen vetëm këto kritere që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave, por kërkohet një qasje proaktive e qeverisë së re për ta rifutur në agjendën e institucioneve të Bashkimit Evropian këtë çështje. Kjo sepse vendimi për liberalizimin e vizave duhet të kaloi në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të BE-së, gjë e cila mund të marri kohë nëse nuk i kushtohet vëmendja e duhur nga ana e qeverisë së re procesit të lobimit dhe avokimit te institucionet e BE-së”, ka thënë Merja./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit