16.4 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Kosova rrëmben dy medalje të arta në turneun e boksit në Sarajevë

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Kosovës në boks, ka korrur një sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic Taian” në Sarajevë.

Dy medalje të arta dhe një shpërblim si boksieri më teknik i turneut në kategorinë 60 kilogramë u nda për Violant Sylejamnin i cili shkëlqeu në gjysmëfinale ashtu edhe në finale. Ai në raundin e dytë mundi boksierin nga Bosna, Markovic Stefan dhe u stolis me medalje të artë.

Ky boksier nuk ishte i vetmi që la gjurmë në këtë garë.

“Po ashtu në 69 kilogramë Arian Gashi boksoi për mrekulli dhe bindshëm 3 me 0 mundi boksierin nga Kroacia Durim Oraca dhe u stolis me medalje te arte, po ashtu me notë të larte u vlerësua gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që u vlerësua si gjyqtari me i mire i turneut.Trajneri Nazim Halili u nda i kënaqur me boksin dhe rezultatin e boksierëve tanë 2 te arta dhe një kupë sukses i boksit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Federatës së Boksit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit