-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Kosova përgjohet nga Serbia

Më të lexuarat

Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.
Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriqit sot në mediet serbe.
“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i qasen sistemit “Telekom Srbija”, me ç’gjë do t’iu mundësohej përgjimi i qytetarëve në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.
“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”.
Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik. Bisedimet kanë dështuar.
Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit