4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova ne aksion anti-terror, MPB merr vendim për mbylljen e 16 OJQ’ve

Më të lexuarat

Pas sulmeve terroriste në Paris, si pjesë e angazhimeve shtesë në luftën kundër terrorizmit dhe rrjeteve që mbështesin terrorizmin dhe aktivitetet ekstremiste, Skënder Hyseni, ministër i Brendshëm i Kosovës, me anë të një vendimi ekzekutiv ka shfuqizuar lejet e punës dhe ka mbyllur përfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizata joqeveritare që vepronin në petkun e organizatave me karakter humanitar, transmeton Opinion.al
Ky vendim i Ministrit Hyseni ka ardhur pas analizave të të dhënave operative të kryera nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Këto organizata dyshoheshin se ishin të përfshira në aktivitete të rekrutimit të luftëtarëve për ISIS, financimin e aktiviteteve ekstremiste si dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste.

Opinion.al mëson se faza e ardhshme e veprimit të autoriteteve kosovare qëndron në koordinimin e të dhënave operative me strukturat përkatëse të sigurisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, pasi që rrjeti i organizatave që mbështesin ekstremizmin është i shtrirë në këto tre shtete.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit