1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kosova ndër dhjetë vendet e para me kërkesa azili në Austri

Më të lexuarat

Numri i kërkesave për marrje azili në Austri është sërish në rritje e në mesin dhjetë vendeve të para prej nga vijnë azilkërkuesit përmendet edhe Kosova.

Në katër muajt e parë, sipas shënimeve të MPB të Austrisë janë bërë 5.011 kërkesa që është një rritje prej 5,18 për qind, përkatësisht 247 më shumë se sa vjet në këtë periudhë.

Më së shumti kërkesa ka pasur nga shtetasit e Federatës Ruse ((867), pastaj nga Afganistani (827), Siria (405) numri i të cilave po shtohet vazhdimisht, njofton “Koha”.

Në mesin e dhjetë vendeve të para, me 150 kërkesa, janë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Serbia është vendin e 15 me numrin e kërkesave për azil në këtë vend. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit