10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Politikanët xhvatësit më të mëdhenj të buxhetit

Më të lexuarat

Deputeti i PDKsë, Arsim Bajrami, ka hiç më pak se katër burime të ndryshme të të ardhurave nga katër punë që i bën njëkohësisht, të cilat gjatë një viti i sigurojnë të hyra prej rreth 51 mijë euro.

Bajrami ka deklaruar të ardhura vjetore prej 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 5 mijë euro si pagë sekondare nga Fakulteti Juridik, 15 mijë euro të ardhura nga Kolegji “Fama” dhe 10 mijë e 800 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK).

Keq me paga nuk është as bashkëpartiakja e Bajramit, ish-ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka-Pula. Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se merr 17 mijë e 600 euro nga Kuvendi, rreth 16 mijë e 600 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës dhe 3300 euro nga Kolegji “Globus”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, merr rreth 30 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro nga ASHAK dhe 5800 euro nga Universiteti i Prishtinës, apo rreth 48 mijë euro në vit.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, merr 20 mijë euro nga Kuvendi, rreth 10 mijë euro nga Universiteti Amerikan në Kosovë dhe rreth 3 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës.

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Haki Demolli, ka deklaruar 1480 euro të ardhura mujore nga Kuvendi, 500 euro pagë sekondare nga Fakulteti Juridik dhe 1000 euro honorare nga Kolegji “Dardania”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit