Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) në Kosovë ka deklaruar se nga të dhënat e fundit tregohet se Gripi i Shpendëve në Kosovë është mposhtur.
Kështu edhe vendimi i AUVK-ut për ndalimin e lëvizjes së shpezëve është shfuqizuar.
Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi. Në një prononcim për mediat ai ka bërë me dije se fermerët janë të lirë që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre, përfshirë edhe importimin.
“Nga dita e sotme të gjithë fermerët shpezëtarë të Kosovës janë të lirë që të tregtojnë shpezët e tyre, por gjithmonë duke respektuar kushtet sanitare dhe ligjore dhe hapësirat zyrtare të tregtimit. Ne si autoritet shtetëor kemi treguar nivel të lartë të profesionalizmit. Kemi treguar një përkushtim shumë të madh, sepse është një virus shumë i rrezikshëm. Dhe ne ia dolëm që për një afat shumë të shkurtër kohor, faktikisht nga dita e sotme, të jemi të lirë nga ky virus”, ka thënë ai./abcnews.al