2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova, me vlerësim amerikan për 24 shtatorin

Më të lexuarat

Ministri Maqedonci: Sulmet në veri mund të përsëriten

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Naser Maqedonci, tha të enjten se sulmet e formacioneve paraushtarake serbe në veri të Kosovës mund të përsëriten, sepse Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.

“Në pjesën veriore të vendit grupet serbe tentuan të pushtojnë territorin e Kosovës. Falë policisë, njësive të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë, ne kemi dëshmuar profesionalizmin tonë. Serbia gjithmonë ka interesa hegjemoniste”, tha ai në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2023”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tij, Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd, por me kalimin e viteve kanë bërë një transformim, kështu që buxheti për FSK-në është rritur për 110 për qind.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë konferencës tha se FSK-ja tregoi pjekuri profesionale duke shmangur provokimet gjatë sulmit të grupit paramilitar serb më 24 shtator në fshatin Banjskë.

“Gjatë sulmit të një grupi paramilitar të armatosur ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 shtator, FSK-ja dhe Ministri i Mbrojtjes treguan pjekuri dhe durim profesional, duke forcuar reputacionin e një partneri të besueshëm duke shmangur provokimet, të cilat mund të kishin përshkallëzuar më tej”, ka thënë ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit