6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kosova ka vetëm 166 mijë punëtorë të regjistruar

Më të lexuarat

Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë e lartë. Shifra të sakta që tregojnë se sa mund të jetë numri i të papunëve nuk ka. Ato bazohen në disa hulumtime dhe ndryshojnë nga 40 deri në 45 për qind të papunëve. Të punësuar legalë në Kosovë, gjatë një viti nuk janë më shumë se 20 për qind të personave të aftë për punë.

Sipas të dhënave të fundit të Trustit të Kursimeve Pensionale, që është një fond i obligueshëm për punëtorët, në Kosovë nuk janë më shumë se 166 mijë e 759 të punësuar që kontribuojnë në trustin e kursimeve pensionale.

Këto të dhëna i publikoi Vërshim Hatipi, zëvendësdrejtor i financave në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, gjatë raportimit të tij para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. “Është brengosëse fakti që në Kosovë janë vetëm 166 mijë e 759 të punësuar që kontribuojnë në fondin e kursimeve pensionale gjatë një viti rresht. Ne si institucion nuk mund të dimë se kush paguan e kush jo”, tha Hatipi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit