1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kosova gjobitet me 30 mijë franga për fyerjet antiserbe

Më të lexuarat

Federatës së Futbollit e Kosovës (FFK) iu ka vënë një gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane nga FIFA për fyerje raciste në kor dhe hedhje të gjësendeve në fushë nga tifozët gjatë ndeshjes eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” që Kosova e zhvilloi kundër Kroacisë në Shkodër, më 6 tetor.
E Federata e Kroacisë është gjobitur me 50 mijë franga, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të tyre, po në këtë ndeshje. Vendimi është bërë i ditur të enjten nga FIFA dhe është konfirmuar nga të dy federatat, shkruan sot Koha Ditore.
“Komisioni disiplinor i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia, që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin ‘Loro Boriqi” të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FFK-sē.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit