1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Kosova është Serbi” –  Hoxha boshnjak alarmon për shovinizmin serb kundrejt Kosovës dhe u tërheq vërejtjen boshnjakëve për territoret e humbura dhe mungesën e nacionalizmit

Më të lexuarat

“Kosova është Serbi” –  Hoxha boshnjak alarmon për shovinizmin serb kundrejt Kosovës dhe u tërheq vërejtjen boshnjakëve për territoret e humbura dhe mungesën e nacionalizmit

 

E keni dëgjuar ndonjëherë sloganin “Kosova është Serbi”?

A keni dëgjuar ndonjëherë për të? Ku e dëgjuat këtë? Ku e keni dëgjuar më parë?

Derisa dy pleq serb luajnë shah thonë “Kosova është Serbi”! A e kuptoni këtë?

Luajnë Vaterpolo dhe brohorasin “Kosova është Serbi”!

Në ndeshjen mes Serbisë dhe Meksikës në Lojërat Paralimpike dhe në Lojërat Olimpike brohorasin “Kosova është Serbi”.

Po Meksika, çfarë lidhje ka me “Kosova është Serbi”? E shikon vëlla, kjo brohoritje e sponzoruar nga një shtet gjenocidal po rrit breza që dikur ta kthejnë “territorin e tyre të humbur” dhe jetojnë në iluzionin se dikush u ka vjedhur diçka. Ata bëjnë kështu në këtë mënyrë që ata të sulmojnë dhe të kthehen përsëri pas 100-200 vjetësh.

Atëherë ju mund të habiteni dhe të thoni çfarë është kjo “nxitje e nacionalizmit”? Në një rast gati sa nuk u tmerruam kur dëgjuam nga një vajzë e vogël që këndonte diçka të tillë në këtë frymë, ku lavdëronte Kosovën e kështu me radhë. Pyesim ne se si mund të thotë një fëmije i vogël gjëra kaq të neveritshme?

Gjithçka ka të bëjë me rritjen e një brezi që do të kthehet atje. Në “territorin që thonë se është i tyre”, po për Bosnjën çfarë thonë! Thonë ashtu siç thonë për Kninin, se është i tyre!

Çfarë po bëjmë ne? Elita jonë fetare dhe elita politike na rriti dhe na formësoj kështu siç jemi formësuar ne brezi i sotëm dhe ne do t’i fundosim fëmijët tanë, sepse jemi invalidë. Pse ne nuk e kemi këtë ndjesi ndaj Banja Llukës, as Bijelinës, as Trebinjes, as ndaj ndonjë qyteti tonë, qytete të cilat i okupuan serbët dhe që tashmë janë pjesë e Republikës Srpska.

Ua kemi bërë hallall tashmë në vetvete.

Siç e themi ne, vetëm kufiri publik i Bosnjës është i rëndësishëm, Republika Srpska është pjesë e Bosnjës, a Bosnja dhe Hercegovina është entitet më i vogël…

Por a ndjeni ju të njëjtën dashuri për Gradaçacin dhe për Banja Llukën?

Jo, Banja Luka tashmë është e tyre… tashmë ua kemi dorëzuar!

A e rritët fëmijën tuaj që një ditë të luftojë për Banja Llukën?

Epo, po lërë tani, do të më thuani: “Epo, është e tyre o vëlla.” Është e tyre. Lërini njerëzit të shkojnë me etjen e tyre”.

Sa shpejt harruat o boshnjak të nderuar se ju themeluat Banja Llukën, ndërtuat Rogaticën, Trebinjen, dhe Çajnicen, ju i themeluat të gjitha ato qytete! Ato ishin çarshitë tuaja!

Këtë vend e kanë ndërtuar muslimanët! Por ne nuk e kemi atë vetëdije dhe kufijtë që ruajmë tani janë kufijtë e Federatës, jo kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Çfarë po ndodh në Republika Srpska? Shumicës prej nesh nuk i intereson.

Dijeni se ajo disfatë që përjetuam dje do të na kushtojë shumë shtrenjtë në të ardhmen,  nëse në të ardhmen ndodh diçka. Sepse do të jetë e vështirë të motivosh njerëzit të mbrojnë diçka që ata nuk e konsiderojnë fare të tyren!

 

Hafiz Adnan Mërkonjiç

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit