3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova, e treta në botë për numrin më të lartë të të infektuarve për 1 mln banorë

Më të lexuarat

Kosova së fundmi po regjistron një rritje drastike të numrit të të infektuarve me koronavirus. Shifrat reflektohen edhe në statistikat e Our World in Data në të cilat, vendi fqinj radhitet i treti në botë për numrin e të infektuarve për një milionë banorë.

Sipas të dhënave që janë pasqyruar më 1 shtator, Kosova numëron 980 raste pozitive për një milion banorë. Kosova pasohet nga Gjeorgjia (976) dhe Mali i Zi (909). Ndërsa, vendin e parë si shteti më i prekur nga koronavirusi e mban Izraeli edhe pse është një nga vendet me ritmet më të larta të vaksinimit në botë.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 1,612 raste me koronavirus nga 13,953 testime të kryera. Po ashtu, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 32 qytetarë. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit