7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

KOSOVA E PARADOKSEVE – Adnan Simnica

Më të lexuarat


Merreni me mend, fitohet liria me gjak e nuk lejohen as të drejtat elementare të njeriut (siç është shamia në shkolla, e cila që nga viti 2010 është ndaluar me udhëzim administrativ), të cilat garantohen me ligje e konventa ndërkombëtare.
Merreni me mend, asnjë shtet përreth nesh nuk e ndalon shaminë në shkolla, madje as Serbia, e cila u mundua të na çrrënjosë nga faqja e dheut.
Merreni me mend, popat serbë midis Kosove, japin lëndën fetare në shkollat publike të Rep. së Kosovës dhe paguhen nga shteti ynë. Madje, ata edhe i mësojnë nxënësit serbë se Kosova është zemra e Serbisë.
Merreni me mend, kishat serbe të cilat gatuan gjenocidin mbi shqiptarët përgjatë luftës, sot, janë bërë shtet brenda shtetit të Kosovës, e as zyrtarët më të lartë të Rep. së Kosovës nuk mund as t’i vizitojnë ato, pa lejen e tyre.
Merreni me mend, Serbia çdo ditë mundohet të na shkatërrojë, kurse disa ndër ne vetëm nxisin përçarje, prandaj ne na duhet unifikim, e jo ndalesa të tilla, të cilat vetëm na dëmtojnë.
Paradokse të shumta, ndonëse ne jetojmë në Europë, e jo në Kuba apo Kore të Veriut?!
Deri kur kështu…???!!!
O ZOT, RUAJE POPULLIN TONË, AMIN!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit