3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kosova dhe Turqia me marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë

Më të lexuarat

Rikalo dhe homologu i tij turk Fakibaba janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare

 

PRISHTINË (AA) – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Nenad Rikalo dhe homologu i tij turk Ahmet Eşref Fakibaba janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazore dhe bimore, si dhe bagëtive të ndryshme në Turqi, duke e vlerësuar këtë si marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga ky institucion thuhet se ministri Rikalo, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Turqisë, Ahmet Eşref Fakibaba, po merr pjesë në edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Blegtori, i cili po mbahet në Izmir të Turqisë, ku po marrin pjesë edhe ministra zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Me këtë rast ministri Rikalo është takuar me homologun e tij turk Ahmet Eşref Fakibaba, ku të dy ministrat kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dyja vendeve. Ministria njofton se gjatë këtij takimi të dy ministrat janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazore dhe bimore, si dhe bagëtive të ndryshme në Turqi, duke e vlerësuar këtë si marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë.

“Ministri e falënderoi homologun turk për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë dhe theksoi se me realizimin e kësaj marrëveshjeje hapet një epokë e re e zhvillimit të sektorit bujqësor në mes të dyja shteteve. Nga ana tjetër, ministri Fakibaba shprehu gatishmërinë që krahas kësaj marrëveshjeje, do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kosovën në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit