9.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Babai i tre vajzave që ishin ngacmuar seksualisht nga mjeku, sulmoi të akuzuarin në sallë

Më të lexuarat

Një baba, tri vajzat e të cilit ishte abuzuar seksualisht nga Larry Nassar, është munduar të sulmojë në sallën e gjyqit në Michigan mjekun pedofil.

Randall Margraves po qëndronte në sallë derisa po dëgjonte me vëmendje deklaratat e dëshmitarëve në gjykatën Eaton County, dhe pasi që edhe vajzat e tij përfunduan me dëshminë, ai iu drejtua gjyqtarëve duke iu kërkuar nëse mund ta lejojnë të jetë në një dhomë vetëm me “djallin”.

Dhe kur iu refuzua kërkesa, ai insistoi që të paktën ta lënë një minutë me personin që kishte ngacmuar seksualisht vajzat e tij, kërkesë kjo që gjithashtu u refuzua.

Duke parë se nuk kishte zgjedhje tjetër, ai i vërsulet në sallë në prezencë të gjyqtarëve dhe dhjetëra policëve që ishin aty për t’u kujdesur që të mos ketë ndonjë problem.

Por, ishin policët që reaguan shpejt duke e përplasur për tokë dhe duke tentuar ta qetësojnë derisa po e prangosnin.

Ndërsa avokati mbrojtës i Nassar tentoi ta largojë palën e tij nga babai i nervozuar, që ishte dy herë më i madh se ish-mjeku i ekipit të gjimnasteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit