-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kosova dhe Maqedonia, vendet më fetare në Evropë

Më të lexuarat

Një anketim i ri, i cili bazohet në tre sondazhet të WIN/Gallup International, publikuar në gazetën Telegraph të Britanisë së Madhe, tregon se ballkanasit janë më fetarë se homologët e tyre në Evropën Perëndimore. Anketimi, i cili ka analizuar tre sondazhe të marra gjatë disa viteve dhe i ka kthyer ato në një hartë të botës, sugjeron se feja mbetet një faktor më i fuqishëm në mendjet e njerëzve dhe në shoqëri, në të gjitha vendet ish-komuniste të rajonit të Ballkanit, me përjashtime të pjesshme të Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Kosova, Maqedonia dhe Rumania rezultojnë të jenë shoqëritë më fetare dhe të vetëdijshme për këtë në rajon dhe në Evropë; ku 88% e njerëzve në Maqedoni, 83% në Kosovë dhe 77% në Rumani e konsiderojnë veten besimtarë. Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia pasojnë me 70% deri 72% të popullatës së tyre që e konsiderojnë veten si besimtarë. Bosnja vjen më pas me 65%. Bullgaria mbetet disi mbrapa, me vetëm 52% të popullatës atje që e sheh veten si besimtar.

Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit me një sjellje të “stilit perëndimor” ndaj fesë – ku vetëm 39% e popullatës e konsideron veten fetar, e njëjta përqindje si Austria dhe Hungaria dhe pak më shumë se Spanja (37%). Në Evropën Perëndimore, Italia, kryeqendra e Kishës Katolike është i vetmi vend ku shumica dërrmuese e popullatës e konsideron veten besimtare – 74%.

Në vende të tjera shifrat priren të jenë më të ulëta – 30% në Mbretërinë e Bashkuar, 26% në Holandë dhe 34% në Gjermani. Veriu i Evropës është veçanërisht jo-fetar. Vetëm 16% të estonezëve kanë ndjesi fetare, 19% e suedezëve dhe 21% e norvegjezëve. Panorama është më e përzier në Evropën Qendrore dhe varion nga 86% në Poloni në vetëm 23% në Republikën Çeke.

Në vende të tjera të botës, në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore vendet priren të jenë shumë fetare, shifra që variojnë përgjatë viteve. Azia është gjithashtu shtëpi e dy shoqërive më pak fetare në botë, Kinës dhe Japonisë, ku vetëm 7% dhe 13% e popullatës rrëfejnë se kanë ndjesi fetare. Sondazhi u prodhua për të shënuar Ditën Botërore të Fesë, 14 janarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit