3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kosnett uron Osmanin: SHBA-ja dhe Kosova në partneritet të ngushtë

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun për zgjedhjen në këtë pozitë. “SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme paqësore, të drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, thuhet në një postim të ambasadorit Kosnett në rrjetin social Twitter. Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të dielën, Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve. Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në adresimin e saj para kuvendit, Osmani tha se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe si dhe u zotua se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit. “Sot zotohem para jush se do të punojë çdo ditë ta forcojë shtetin tonë, republikën e Kosovës, sundimin e ligjit, të garantojë mbrojtjen e lirive themelore njerëzore dhe jetës së dinjitetëshme për të gjithë. Sot zotohem se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës dhe do të angazhohemi pa kursim për të garantuar pacenueshmërinë e integritetit territorial institucional dhe sovranitetit të vendit”, tha Osmani. Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit