2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosi dhe vaji i ullirit sjellin rënie në peshë

Më të lexuarat

Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Mynihut dhe në Universitetin e Vjenës testuan aftësitë reduktuese të oreksit te vaji i ulirit, i gjalpit, sallos dhe i misrit.

Në kërkimin e tyre, ata monitoruan njerëzit që hëngrën 500g kos me një nga katër llojet e vajrave, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë, për tre muaj rresht.

Gjetjet treguan se ata që konsumonin vaj ulliri nuk shtuan në peshë tre muaj më pas dhe kishin nivele të larta të serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi të ngopur.

“U gjet se ata që hëngrën kosin me vaj ulliri kishin nivele më të larta të hormonit serotonin – që kontrollon ndjenjat e ngopjes – në gjakun e tyre,” tha autori i studimit, Profesor Peter Schieberle, shkruan Vimmes. “Këta pjesëmarrës kanë raportuar se kosi me vaj ulliri ishte ngopës dhe asnjë anëtar i grupit nuk kishte rritje në përqindjen e yndyrës trupore ose në peshë.”. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit