1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Korrupsioni

Më të lexuarat

Korrupsioni apo Tjetërsimi është dukuri gjatë së cilës një element a vetit e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër.
Korrupsion – nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

 

Korrupsioni në drejtësi

Korrupimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime.
Korruptimi ekonomik shpie kah krijimi i pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve të tyre për shkak të pozitës monopolistike në porosite, furnizimet dhe punët publike duke zëvendësuar ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së hapur e të lirë me dukuritë shkatërruese që i kundërvihen atyre ligjshmërive. [


Korrupsioni në programim

Korrupsioni në programim është lajmërimi i makinës virtuale për një element të korruptuar që paraqitet gjatë krijimit të kodit për vegla informatike a programe. Me këtë makina lajmëronë për një element (variabël a operacion matematikor, urdhëresë, klasë a vegël) i cili është i kuptueshëm por i huaj në rrjedhën e krijimit të kodit në gjuhën e makinës a gjuhën programuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit