-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Koronavirusi/ Shkon në 565 numri i të vdekurve, humb jetën dhe një i porsalindur

Më të lexuarat

Koronavirusit që shpërtheu në muajin dhjetor në Whuan, tashmë është përhapur me një shpejtësi të madhe në 25 rajone dhe shtete.

 

Deri më tani, në total, konfirmohen 28,273 persona që janë të infektuar nga virusi i rrezikshëm, ndërsa në të gjithë botën kanë humbur jetën 565. Japonia është shteti me numrin më të madh të vdekjeve pas Kinës, ku numërohen 45 raste.

 

Dy të sapolindur janë infektuar në Wuhan nga kronavirusi. Sipas mediave kineze, një nga fëmijët është diagnostikuar 30 orë pasi erdhi në jetë ngë një nënë që po ashtu ishte e infektuar.  Ndërkohë, ekspertët pohojnë se është e paqartë se si fëmija u infektua.

 

Nga ana tjetër, konfirohen raste me pacientë që po përmirësohen. Pacienti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë spitalin këtë javë. Gjithashtu edhe një pacient në Taiwan do të largohet se shpejt nga spitali.

 

Më shumë se 7.300 njerëz në Hong Kong dhe Japoni janë vendosur në karantinë, pasi u konfirmua se ishin mbartës të virusit. Ndërsa më shumë se 20 njerëz u identifikuan të infektuar në një anije në Japoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit