1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve amerikanë, përhapja e shpejtë e Coronavirusit gjithnjë e më shumë duket si një pandemi. Drejtori i Institutit Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive thotë se ende nuk dihet se sa virusi është aq vrasës sa ‘kushërinjtë’ e tij Sars dhe Mers.

Deri tani të paktën 24 provinca dhe bashki në Kinë kanë shtyrë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe prodhuese deri në 10 shkurt për frikën e infeksionit të koronavirusit të Wuhan. Ndërsa infeksioni vazhdon të përhapet në të gjithë botën, studiuesit po përpiqen për të gjetur një vaksinë.

Ndër bashkëbiseduesit e referencës në këtë proces tani ekziston edhe Italia pasi studiuesit e Institutit INMI Spallanzani në Romë kanë izoluar virusin, ndër të parët në botë dhe të dytin në Europë, vetëm ata të Louis Pasteur në Paris.

Të parët që izoluan virusin ishin kinezët, por ata nuk e dërguan atë jashtë kufijve kombëtar, që do të thotë që ata kanë publikuar vetëm të dhënat e sekuencës.

Tani, siç shpjegoi Maria Rosaria Capobianchi, drejtore e institutit të virologjisë Spallanzani, ekziston virusi i gjallë dhe i kultivueshëm në laborator, që mund të riprodhohet dhe studiohet.

Për momentin vështirë të thuhet se për sa kohë do të jetë e disponueshme një vaksinë, por megjithatë në bashkësinë shkencore, flitet nga javë ose disa muaj.

Spitali në Itali ku është kryer hulumtimi është i njëjti spital ku po mbahen një çift kinezësh të infektuar me koronavirus dhe që aktualisht janë në gjendje të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit