Vëlla i dashur/motër e nderuar,
Shpresoj që, me familjen dhe ata që i doni, të jeni mirë.
Situata e krijuar globalisht nga epidemia e COVID-19 është një realitet, prej të cilit nuk ka mbetur pa u ndikuar askush, por secili e përjeton atë në mënyrën e vet dhe secili trajtohet sipas nevojës së vet. Të sëmurët kanë nevojë për përkujdesje mjekësore të cilën ua ofrojnë kompetentët, të varfërit për përkrahje materiale, të cilën mund ta ofrojmë të gjithë sipas mundësisë.
Ndërsa pjesa dërmuese e shoqërisë ka nevojë për përkrahje morale, të luftohet paniku, të imunizohemi nga dezinformimi dhe të mbahet morali në nivel. Këtu të gjithë jemi përgjegjës për aq sa kemi mundësi të kontribuojmë.
Njerëzit kanë nevojë për vetëdijësim social po aq sa kanë edhe për atë shëndetësor.
Nëse di të thuash gjënë e duhur, thuaje. Nëse nuk di, shpërndaje kur e sheh se e ka thënë dikush. Lajmin e keq e të rremë mos e përhap assesi.
Bëhu çelësi i të mirës, mbyllësi i të keqes.
Allahu ju ruajt e ju dhashtë shëndet!
Hoxhë Ekrem Avdiu