4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Koreografi për Kudsin në Konya të Turqisë

Më të lexuarat

Në ndeshjen e javës së 17-të të superligës turke, e cila u zhvillua mes skuadrave Atiker Konyaspor-Fenerbahçe, tifozët e ekipit vendas shfaqën një koreografi tredimensionale për Kudsin

 

KONYA (AA) – Në ndeshjen e javës së 17-të të superligës turke, e cila u zhvillua mes skuadrave Atiker Konyaspor-Fenerbahçe, tifozët e ekipit vendas shfaqën një koreografi tredimensionale për Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

Para ndeshjes e cila u luajt në stadiumin “Konya Büyükşehir Belediye”, tifozët e ekipit Atiker Konyaspor, në tribunën prapa portës lindore realizuan një koreografi 3 dimensionale të Mesxhid-i Aksa-së, ku shkruante “Kudsi pret Saladina të rinj”.

Në koreografitë e tifozëve u përfshinë Mesxhid-i Aksa, fitues i Kudsit Saladin Ejjubi dhe flamujt e Palestinës dhe të Turqisë në dorën e simbolit të rezistencës së Palestinës, Hanzala.

Gjatë koreografisë nga tribunat u brohoritën sloganet “Kudsi është dhe do të mbetet i yni”.

Ndeshjen e ndoqi edhe palestinezi me sindromin Down, Muhammed

Ndeshjen së bashku me familjen e tij e ndoqi edhe palestinezi me sindromën down Muhammed et-Tavil, i cili ishte arrestuar nga ushtarët izraelitë dhe ishte sjellë në Turqi për mbështetje psikologjike pasi që u lirua.

Muhammed dhe familja e tij, të cilët ishin ftuar në ndeshje si mysafirë nderi e ndoqën ndeshjen nga lozha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit