2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Korea Veriore uron 100 vjetorin e pavarësisë

Më të lexuarat

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, ishin me dhjetëra mesazhet e urimit të ardhura nga vendet mike dhe pothuajse të gjithë shtetet e tjera në botë.
Pa dyshim, mesazhi i Presidentit Obama, ardhja në Tiranë e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe urimet zyrtare të Brukselit, ishin midis atyre që fituan më shumë vëmendje mediatike për rëndësinë dhe përmbajtjen e tyre. Megjithatë, urimet ndaj vendit tonë kanë ardhur edhe nga destinacione të pazakonta e të papritura.

Në listën e vendeve që iu bashkuan “dëshirës për prosperitet” të popullit shqiptar u rendit edhe Korea e Veriut, vendi komunist më i izoluar në botë, raporton Tch.

Në një mesazh urimi të publikuar në Agjencinë Koreane të Lajmeve (KCNA), presidenti i Presidiumit të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, përcolli urimet e tij dhe të “liderit të dashur”, Kim Jong-un, ndaj popullit shqiptar.

”I uroj presidentit Nishani sukses në punën e tij, për zhvillimin, begatinë dhe prosperitetin e vendit”, shkruhej në mesazhin e urimit.

Ndonëse vetëm formale, Shqipëria dhe Korea e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre, me vendin tonë që mbulon shtetin komunist nëpërmjet ambasadës në Pekin dhe Penianin që përfaqëson Shqipërinë nëpërmjet ambasadës së ndodhur në Bullgari. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit